Flash

Video/ Atletico Madrid kampion i Spanjës: Suarez vulos titullin për Simeonen, përmbysje e kotë e Real Madrid

Lapsi.al 22 May 2021
Video/ Atletico Madrid kampion i Spanjës: Suarez vulos titullin për

Në javën e 38 të La Liga, Atletico Madrid kurorëzohet kampion i Spanjës falë 1-2 të vuajtur në Valladolid, që rrëzohet nga kategoria mes dëshpërimit e lotëve: Correa i përgjigjet Plano, ndërsa Suarez vulosi fitoren. Mbetet me gisht në gojë Real Madrid, pavarësisht 2-1 ndaj Villarreal me golat e Pinos, Benzema dhe Modric. Barcelona e përfundoi kampionatin duke fituar 0-1 dhe e dënoi Eibar të zbresë në Segunda, ashtu si Huesca. Real Sociedad dhe Betis Sevilla triumfojnë dhe shkojnë në Ligën e Evropës.

REAL VALLADOLID-ATLETICO MADRID 1-2

Me ndonjë frikë të tepërt vjen titulli i kampionit të Spanjës për Atlético Madrid që siguron gjithcka duke rikuperuar Real Valladolid dhe duke i dënuar ata me rënien nga kategoria. Renditja e dy skuadrave është shumë e ndryshme, por arsyet janë shumë të rëndësishme për të dyja dhe, në fakt, në të 18' vendasit i bënë një shaka të hidhur Colchoneros, me një goditje nga këndi që e kthyen në një kundërsulm: Plano mposhti Oblak për 1-0. Pak më vonë nga kryeqyteti vjen lajmi për golin e pësuar nga Real Madrid, por substanca nuk ndryshoi sepse pakujdesia ende mund të kushtonte shtrenjtë. Për këtë arsye, në pjesën e dytë skuadra e Simeones insistoi dhe në të 12’ Correa shënoi barazimin me një gjest teknik spektakolar: driblim në hapësirë të ngushtë dhe një goditje me majë për të befasuar portierin. Shpresat e Valladolid u shuan kur Guardiola gaboi një pasim dhe nisi drejt portës Suarez, vdekjeprurës në fushë të hapur për të hipotekuar titullin kombëtar. Liga e njëmbëdhjetë, shumë e ëmbël, në historinë e Atlético Madrid.

REAL MADRID-VILLARREAL 2-1

Një ndeshje e nisur keq e vuri në vështirësi Real Madridin, që mori tre pikë kundër Villarrealit, kur kampionati shkoi gjithësesi në duart e rivalëve të tyre. Sapo lajmi për golin e Valladolid arriti nëpër smartphone, Blancos gjithashtu shkuan në disavantazh në mënyrë dramatike, me golin e Pinos. Për vendasit duhet kthyer në mënyrë urgjente ndeshja në shinat e duhura, por djemtë me të verdhë nuk kishin ndërmend tia bënin të lehtë operacionin dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Pas rreth dhjetë minutash nga kthimi në fushë, Benzema shënoi me kokë, por një kontroll i gjatë në dhomën Var dekretoi pozicionin fillestar jashtë loje dhe ndërkohë Atlético barazoi. Fytyrat filluan të nxihen me lajmet për përmbysjen e Colchoneros, lodhja dhe zhgënjimi ndihen dhe ekipi i Zidane u duk gjithnjë e më shumë në telashe. Në të 87’ sulmuesi francez përpiqet të marrë me vete Blancos duke nënshkruar barazimin dhe duke luajtur kartën e presionit, por efekti i vetëm është rrëshqitja e miqve në vendin e shtatë që vlen play-off-et e Conference League, gjithnjë nëse nuk fitojnë në finalen e Europa League kundër Manchester United, që do ti conte në Champions League. Fitoren merengues e morën në të 92’, kur Benzema shhërbeu për Modric për të mbyllur përmbysjen e padobishme dhe të hidhur.

VERDIKTET

Kampion i Spanjës: Atlético Madrid

Në Champions League: Real Madrid, Barcellona e Sevilla

Në Europa League: Real Sociedad e Betis Sevilla

Në playoff të Conference League: Villarreal

Rrëzohen në Segunda Division: Huesca, Real Valladolid e Eibar

SPAIN - LALIGA SANTANDER

Celta Vigo 2 - 3 Real Betis

Eibar 0 - 1 Barcelona

Elche 2 - 0 Athletic Bilbao

Osasuna 0 - 1 Real Sociedad

Real Madrid 2 - 1 Villarreal

Real Valladolid 1 - 2 Atletico Madrid

SD Huesca 0 - 0 Valencia

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI