Flash

Pa Champions, Ronaldo kthehet tek United: Juventus ka gati Griezmann

Lapsi.al 22 May 2021
Pa Champions, Ronaldo kthehet tek United: Juventus ka gati Griezmann

E ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juventus varet nga vendimet e javës së fundit të kampionatit italian. Sipas asaj që bën të ditur AS, nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të bashkohen në trenin e Champions, kampioni portugez do të largohet nga Torino. Destinacioni është kthimi në dashurinë e dytë pas Sporting Lisbonës: tek Manchester United. Sipas mediave spanjolle, CR7 tashmë ka pasur kontakte me Solskjaer për të folur në lidhje me projektin e tij mbi Red Devils të së ardhmes. Interesi nuk është vetëm në anën angleze, por i ndërsjellë.

Juventusi, pa Ligën e Kampionëve, do ta pranonte me kënaqësi operacionin edhe sepse, pa thesarin e lidhur me garën më të rëndësishme evropiane, atyre do t'u duhej të kursenin mega kontratën e portugezit. Çmimi i kërkuar nga bardhezinjtë është rreth 25 milionë euro që do të ishte i përshtatshëm për arkat e Juves, ashtu si edhe kursimi i 30 milionë në vit nga paga e CR7.

E nëse kjo hipotezë verifikohet, Juventus po shikon me interes merkaton e transferimeve. Bardhezinjtë duhet ende të vendosin për të ardhmen e projektit teknik (Pirlo, sigurisht), por edhe të skuadrës. Kush do të qëndrojë dhe kush do të dëshirojë të shkojë për të kërkuar lavdi diku tjetër. I pari në listë është si gjithmonë Cristiano Ronaldo, i cili mund ti thotë lamtumirë Torinos në rast moskualifikimi. Për këtë arsye, sipas gazetës sportive katalanase Sport, Juve i ka hedhur sytë nga Antoine Griezmann.

Operacioni, në këtë rast, nuk do të ishte i lehtë. Para së gjithash sepse do të gjente kundërshtimin e vetë lojtarit që dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe të luajë ende shanset e tij. Në këto sezone ai sigurisht nuk ka treguar vlerën e tij më të madhe. Griezmann, i cili ka një kontratë që skadon në 2024, me siguri do të ishte një blerje e madhe, duke pasur parasysh moshën e tij të re dhe cilësitë e shkëlqyera të treguara. Por, të mos luash në Champions League nuk do të ishte një kartë prezantimi e mirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI