Flash

Bylis e Kastrioti në pritje të një 'dhurate': ja kush rrëzohet e kush shkon në play out

Lapsi.al 22 May 2021
Bylis e Kastrioti në pritje të një 'dhurate': ja kush

Me Skënderbeun të shpëtuar matematikisht, në javën e fundit diskutimi i përket vetëm Kastriotit dhe Bylis. Të parët në zonën play out e të dytët në atë të rënies ndahen nga një pikë pasi në përplasjen direkte barazuan duke e lënë situatën në duart e një dhurate që mund të vijë nga dy skuadra të tjera, Kukësi e Partizani, me të cilët duhet të përballen në javën e 36 të Superiores.

Kastrioti me shpirt ndër dhëmbë arriti të marrë një pikë në shtëpi me Bylis, duke e lënë skuadrën e Dovedan një pikë pas tyre, përpara javës së fundit që është edhe vendimtare. Nëse krutanët e dinin se do të luanin kundër një skuadre pa objektiv si Kukësi, që pavarësisht deklaratave se do të luante për fitore doli i dorëzuar nga Korca përballë Skënderbeut, Bylis mund të gjejë papritur një favor të lehtë nga dalja nga gara titull e Partizanit. Ballshiotët që e konsideronin një betejë për jetë e vdekje atë me të kuqtë, që mund të ishin në krye në kërkim të titullit, tani mund të gjejnë përballë një skuadër jo edhe aq të vendosur për rezultat.

Në anën tjetër Kastrioti mjafton të fitojë me Kukësin për të siguruar playout matematikisht, por nëse krutanët humbasin dhe Bylis barazon me të kuqtë, duke u barazuar me pikë, në playout shkojnë krutanët falë golit të shënuar në fushën kundërshtare në ndeshjet direkte. Edhe golavarazhi i përgjithshëm është në favor të krutanëve -19, kundër - 21 të ballshiotëve.

Bylis ka fituar në javëne tëtë, 2-1 në Ballsh, por janë mundur në fazën e dytë 1-0 në Kamëz nga Kastrioti, ndërsa në javën e 26 dhe 35 skuadrat janë ndarë në barazim 1-1.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI