Flash

"Në Shkodër nuk e falin lehtë Partizanin, janë të gjithë me Teutën": Martini 'nxit' hakmarrjen e Vllaznisë

Lapsi.al 20 May 2021
"Në Shkodër nuk e falin lehtë Partizanin, janë të

"Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, asnjëherë Partizani s’e ka pasur të lehtë më Vllazninë, si në Shkodër si në Tiranë. Mendoj që ka mundësi ta fitojë ndeshjen dhe të futet në garë për titullin kampion dhe vetë Vllaznia, e shoh një ndeshje të luftuar". Një kortezi që Edi Martini e pret nga skuadra e vendlindjes në një 90 minutësh që mund të vendosë titullin kampion. Si shkodran, tekniku i Teutës pret që kuqeblutë të bëjnë maksimumin për të marrë rezultat ndaj kreqytetasve. E për të siguruar që të gjithë të kenë 'sjelljen' e duhur në fushë i ka kujtuar shkodranëve se Partizani toleroi ndaj Kamzës në ndeshjen e fundit, duke rrëzuar Vllazninë nga kategoria.

"Çuditem me deklaratën e Gurishtës, pasi unë kam shumë mesazhe në telefonin tim që nëse nuk e merr titullin Vllaznia, të gjithë në Shkodër janë me Teutën. Gurishta ka qenë pjesë e Vllazninë dy vite më parë kur Partizani lëshoi në një ndeshje ndaj Kamzës, kështu që nuk besoj se shkodranët i'a falin kaq lehtë Partizanit”, tha Martini.

Polemikat kanë qenë pezente në këto ditë në futbollin shqiptar, pas deklaratës së presidentit të Laçit, Pashk Laska, se titullin e fiton Teuta, në kohën kur bardhezinjtë e tij janë dy pikë larg dhe e presin skuadrën durrsake në shtëpi të premten: "Unë nuk e di se si e ka thënë presidenti i Laçit, atë bisedë. Në do bëjmë punën tonë, unë e di që duke njohur presidentin e Laçit është një deklaratë më shumë thumbuese sesa deklaratë reale. Do jetë një ndeshje e luftuar dhe shpresoj të fitojmë ne" dribloi Martini.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI