Flash

Arnault donte të blinte Milan: zbulohet tentativa e mashtrimit në Zvicër, nisin hetimet

Lapsi.al 20 May 2021
Arnault donte të blinte Milan: zbulohet tentativa e mashtrimit në

Një ndërmjetës financiar, D.V., 62 vjeç, nga Brescia, është shtirur si njeriu i besuar i Bernard Arnault, për të tentuar një mashtrim në Zvicër. Sipas Prokurorisë Publike të Milanos, e cila po heton cështjen, ish-zyrtari i bankës gjithashtu përdori në mënyrë të përsëritur "kartën Milan" pasi qarkulluan zëra për blerjen e mundshme nga grupi LMVH.

La Repubblica ka rindërtuar faktet: D.V. para dhe pas pandemisë, duke punuar në financimin e një projekti të madh të pasurive të patundshme në një zonë zvicerane, ka marrë një pjesë të aksioneve të kompanisë kontraktuese, edhe falë një garancie të pashkruar, e cila rriti prestigjin e saj: ai e kishte deklaruar veten se ishte njeri i besuar në Itali i Bernard Arnault dhe ndërmjetësi i tij i privilegjuar në negociatat për blerjen e Milanit.

Të shumta dyshimet, të kompletuara edhe me shumë mesazhe e-mail të rremë, dhe tani karabinierët po hetojnë për një përpjekje për mashtrim.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI