Flash

Turneu i tretë madhor radhazi i humbur, nuk ka Europian për Reus: “Zgjedhje e vështirë, por duhet të rikuperoj”

Lapsi.al 19 May 2021
Turneu i tretë madhor radhazi i humbur, nuk ka Europian për Reus:

Edhe një herë, Marco Reus nuk do të jetë në gjendje të diskutojë një kompeticion madhor me fanellën e Gjermanisë. Mesfushori i Borussia Dortmund u detyrua të heqë dorë nga Kupa e Botës 2014 për shkak të ndrydhjes së pësuar në kaviljen e majtë dhe më pas nga Kampionati Evropian 2016, përsëri për shkak të dëmtimit. Edhe një herë lojtarit iu desh të ngrinte flamurin e bardhë.

Reus është munduar ta shpjegojë situatën në rrjetet sociale: "Pas një sezoni të komplikuar, të lodhshëm dhe përfundimisht të suksesshëm, vendosa, së bashku me trajnerin e kombëtares, të mos shkoj në Kampionatin Evropian. Ky vendim ishte shumë i vështirë për mua, sepse jam gjithmonë shumë krenar kur jam lejuar të përfaqësoj vendin tim. Pas një viti shumë intensiv dhe pasi arrita objektivat e mia me Borussia Dortmund, vendosa t'i jap trupit tim kohë për t'u rikuperuar! Do të përfitoj nga pushimi për të qenë në gjendje të filloj sezonin e ri në një mënyrë optimale! Unë i uroj Jogit dhe ekipit tonë të gjitha të mirat për Europianin, do të duartrokas si një tifoz dhe do të kryqëzoj gishtat".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI