Flash

Video/ Inzaghi nuk e shpëton dot vëllain: dy shtylla e një penallti e humbur ndaj Torinos rrëzojnë Beneventon

Lapsi.al 18 May 2021
Video/ Inzaghi nuk e shpëton dot vëllain: dy shtylla e një

Objektiv i arritur për Torinon. Në rikuperimin e javës së 25 të Serie A granatat barazojnë 0-0 me Lazion, duke prekur shpëtimin e duke dënuar Beneventon në Serie B. Në Olimpico, në pjesën e parë Fabbri i anulloi një gol Immobiles për një faull ndaj Nkoulou. Në pjesën e dytë, arbitri nuk i dha penallti Muriqit, Sanabria goditi shtyllën e Immobile gaboi një penallti në të 83'. Në shtesë edhe Lazzari goditi shtyllën.

Një barazim i rrëmbyer me dhëmbë kundër Lazios, që ngjan si një fitore (penallti e humbur nga Immobile në minutën e 84). 0-0 në Olimpico në fakt lejon që Torino të shpëtojë, në Serie B shkon Benevento pa kaluar nëpër "playoff" të javës së fundit. Në pjesën e parë, rreziqet më të mëdha erdhën nga Lazio: një goditje me kokë nga Radu që u bllokua nga Izzo dhe goli i Immobile i anuluar nga një shtytje e sulmuesit ndaj Nkoulou. Për Strakoshën një drithërimë e vetme, në krosimin tinzar të Ansaldit, me topin që mbeti rrezikshëm në zonën e vogël.

Torino luajti kujdesshëm në mbrojtje edhe në pjesën e dytë. Sirigu devijoi një goditje të Luis Alberto në kënd, ndërsa pak më vonë Muriqi u bllokua nga Nkoulou. Një goditje në Sanabria u bllokua nga Strakosha, por ishte Lazio përsëri që krijoi probleme. Së pari Muriqi protestoi për një shtytje të pretenduar nga Ansaldi në zonë (gjithçka në rregull për gjyqtarin), pastaj Sirigu ndali një goditje të Lulic me këmbë. Në minutën e 71' Sanabria goditi shtyllën, por Torino rrezikoi kapitullimin në të 84’. Immobile goditi penalltinë e akorduar për një faull nga Nkoulou po ndaj tij, duke e përplasur topin në shtyllë. Në shtyllën stampohet topi edhe në të 96’ nga Lazzari. 0-0 shpëton Torinon, Benevento shkon në Serie B.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI