Flash

"Mesazhe e premtime, deri në Kombëtare": Bonucci presioni lojtarëve të zgjidhnin menaxherin e tij, nis hetimi

Lapsi.al 19 May 2021
"Mesazhe e premtime, deri në Kombëtare": Bonucci presioni

Mes një polemike dhe një tjetre në fundin e kampionatit, në futbollin italian tani ka shpërthyer një luftë e vërtetë larg fushës, mes menaxherëve. Përplasjet mes agjentëve të ndryshëm, të cilat kanë kohë që vazhdojnë, kanë ardhur tani në vëmendjen e prokurorit të FIGC, i cili dëgjoi disa protagonistë përpara se t'ia dorëzonte materialin Komisionit Federal. Nga njëra anë, WSA e Alessandro Luccit, i akuzuar për "blerjen" e lojtarëve me presion dhe premtime, nga ana tjetër menaxherët e Kulusevskit, Castrovillit dhe ish-agjenti i Scamaccas. Në qendër të cështjes është edhe Leonardo Bonucci, i asistuar nga Lucci.

Sipas denoncimit të Assoagenti, siç raportohet nga Il Messaggero, Alessandro Lucci përmes mbrojtësit të Juventusit praktikonte "aktivitete shqetësuese për lojtarët e tjerë, për t'i nxitur ata të largoheshin nga përfaqësuesi i tyre, duke transferuar autorizimin tek ai". Modaliteti, sipas rikonstruksioneve, ishte gjithmonë i njëjtë: mesazhe të vazhdueshme, premtime për kontrata më të mira dhe fanella blu e ekipit kombëtar. Për më tepër, Bonucci në dhomën e zhveshjes ishte i ngarkuar për ti bërë presion shokëve të skuadrës për të kaluar tek WSA, por në fakt nuk është i vetmi që e ka bërë këtë.

Premtimi i supozuar i një të ardhme në ekipin kombëtar, nëse konfirmohet, do të përfshinte në cështje gjithashtu edhe njerëz të lidhur me mjedise institucionale. Kjo është arsyeja pse prokurori i FIGC ka vendosur të hedhë dritë mbi problemin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI