Flash

“Paratë do ti shpenzoj të gjitha, nuk merren përtej": Gascoigne tregon edhe çfarë nuk duhej ta thoshte kurrë

Lapsi.al 19 May 2021
“Paratë do ti shpenzoj të gjitha, nuk merren përtej":

Paul Gascoigne nuk ndryshon, edhe kur është duke mbushur 54 vjeç. Ish-futbollisti anglez i është rikthyer jetës së tij, për shumë e konsideruar e shthurur, duke përsëritur se nuk është penduar për asgjë: “Një arritje, duke llogaritur ekzistencën time rokamboleske. Me llogari të bëra, nuk pendohem për asgjë dhe nuk kam asnjë keqardhje edhe sepse në jetën time, gjithmonë kam bërë gjithçka që kam dashur” ka thënë Gazza.

Duke folur për Chi, anglezi pjesëmarrës në realityshoë, tha se ai nënvlerësoi Ishullin e të Famshëmve, ku qëndroi për 39 ditë, para se një dëmtim në shpatull ta detyronte të tërhiqej: "Ishte një aventurë gjithëpërfshirëse. E bukur, por shumë e vështirë. Unë pranova pa u menduar fare për atë që më priste. Kisha nevojë ta shpërqendroja veten pas vitit të tmerrshëm të pandemisë dhe mbi të gjitha doja t'i bëja të njohur të gjithëve Paulin e vërtetë. Fëmijëria ime? Kam qenë gjithnjë një fëmijë hiperaktiv. Unë gjithmonë kam luajtur futboll”.

Kohë më parë, Paul Gascoigne dha një intervistë në të cilën u shpreh shumë ashpër ndaj babait të tij John, të cilit i dha një goditje me kokë në shtratin e vdekjes: “Një rrëfim që nuk duhet ta kisha bërë kurrë. Një deklaratë mosrespektuese dhe tepër personale”. Dhe pastaj përsëri për problemet e alkoolizmit: “Unë kam qenë gjithmonë një alkoolist. Është një shqetësim me të cilin kam jetuar për një kohë të gjatë dhe për të cilin, ka shumë të ngjarë, do të luftoj kush e di se sa vite akoma”. Ai nuk ka dashur t’i përgjigjet akuzave të gruas së tij Sheryl, por për tre fëmijët ai ka një ndjenjë shumë të fortë: "Unë i dua ata pa dallim, ata janë gjithçka e imja". I biri Regan doli në TV, duke zbuluar se ai është biseksual. “Unë gjithmonë kam qenë krenar për të dhe do të jem gjithmonë. Guximi për të qenë vetja më bën ta dua edhe më shumë", i tha ish-mesfushori revistës Chi. Dhe për të tashmen/të ardhmen Paul ka shtuar: "Unë do t'i shpenzoj të gjitha. Paratë nuk mund ti marrësh kurrë në jetën e përtejme".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI