Flash

Video/ Juventus mposht Atalantën: trofeu i 14 i Kupës së Italisë për torinezët, i pari për Pirlon i fundit bardhezi për Buffon

Lapsi.al 19 May 2021
Video/ Juventus mposht Atalantën: trofeu i 14 i Kupës së

Juventus mposht 2-1 Atalantën në finale e rrëmben trofeun e 14 të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 31' me një perlë të Kulusevskit, por u barazuan 10 minuta më pas nga një silurë e Malinovskyi. Skuadra e Pirlos ndryshon marsh në pjesën e dytë, godet një shtyllë me Chiesan e pastaj gjen dyfishimin vendimtar me golin e sulmuesit italian. Trofeu i dytë sezonal për Pirlon, pas Superkupës italiane.

Erë, shi, kore të 4,300 tifozëve të pranishëm: Stadiumi Mapei ishte korniza "e vërtetë" për finalen e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventus, të cilën bardhezinjtë e fituan duke mposhtur lojtarët bergamaskë 2-1 para syve të John Elkann dhe familjes së tij dhe presidentit Agnelli. Për Juventus është trofeu numër 14, për Buffon, në ndeshjen e fundit bardhezi, i gjashti, ashtu si për Mancinin dhe Stankovic para tij.

Pjesa e parë, e luajtur më mirë nga Atalanta, përfundoi në 1-1 falë golave të Kulusevski dhe Malinovskyi, i cili e kishte ndëshkuar Juven edhe në ndeshjen e kampionatit një muaj më parë. Në pjesën e dytë Juventus u rrit, bardhezinjtë ishin më solidë dhe agresivë: fillimisht Chiesa godi shtyllën, pastaj gjeti rrjetën në kombinimin me Kulusevskin. Sulmuesi italian shpallet edhe lojtari i ndeshjes, ndërsa Juventus i gëzohet trofeut të dytë sezonal, pas SuperKupës së fituar kundër Napolit në janar dhe tani mendon vetëm për të fituar në Bolonja e për të arritur prezencën në Champions sezonin e ardhshëm. Kushedi ndoshta kaq mund të mjaftojë që Pirlo të rikonfirmohet në krye të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI