Flash

Skandali i zbuluar nga NYT: "Fifa e dinte për Super League dhe ishte aleati i fshehur i klubeve"

Lapsi.al 20 May 2021
Skandali i zbuluar nga NYT: "Fifa e dinte për Super League dhe ishte

Nga faqet e New York Times vijnë detaje të reja të rëndësishme në lidhje me Super League. Pas analizimit të kontratës mes klubeve themeluese, gazeta zbuloi se projekti "shkëputës" kishte një "aleat" të fshehtë të jashtëzakonshëm: Fifa-n. Në detaje, dokumentet zbuluan se zhvillimi i nismës ishte i lidhur me miratimin nga organizmi botëror i futbollit, i përfshirë në marrëveshje me një emër të koduar dhe për këtë arsye, në dijeni të plotë për projektin dhe të gatshëm për ta mbështetur atë.

Detaj që bie në kundërshtim me qëndrimin publik të Infantinos pas njoftimit të 12 klubeve. Një prapaktheu i vërtetë, që NYT e pasuron me detaje të mëtejshme, duke përfshirë në cështje disa persona afër numrit një të Fifa-s, biseda të ndryshme mbi këtë temë në muajt e mëparshëm dhe një konsorcium këshilltarësh të quajtur A22. Një situatë potencialisht shpërthyese, e cila rrezikon të minojë besueshmërinë dhe të komplikojë pozicionin e organizmit më të lartë të futbollit.

Për momentin, nga ana tjetër, si pjesë e analizës së thelluar mbi çështjen me palët e përfshira drejtpërdrejt, është zbuluar edhe përmbajtja e një marrëveshjeje të mundshme mes themeluesve të Super League dhe Fifa-s. Marrëveshje që, gjithnjë sipas NYT, së bashku me një "kontribut të mundshëm të solidaritetit", do të prekte gjithashtu edhe një pjesëmarrje të mundshme të klubeve themeluese, në projektin e ri të "Botërorit për Klube" të kërkuar nga vetë Infantino e që e kishte bindur edhe bankën e biznesit amerikan JP Morgan të investonte në turneun e hartuar nga Perez dhe Agnelli.

Të gjitha këto pastaj u mohuan nga qëndrimi i FIFA-s, që menjëherë u rreshtua përkrah UEFA-s në betejën kundër Super League.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI