Flash

Teuta e Vllaznia me pikë të barabarta: ja kush e fiton titullin nëse të dy fitojnë ndeshjet e fundit

Lapsi.al 22 May 2021
Teuta e Vllaznia me pikë të barabarta: ja kush e fiton titullin

Një kampionat i gjatë, me plot befasi e përmbysje situatash, që një javë nga fundi ka lënë ende të gjithë skenarët të hapur. Teuta e Vllaznia kanë tashmë 63 pikë një pikë pas tyre është Partizani e i katërti me 61 pikë është Laçi. Matematikisht të katër skuadrat mund të fitojnë befaisht titullin, por vetëm nëse ndodhin këto situata.

E nisim nga probabiliteti më i madh: Teuta e Vllaznia që janë me pikë të barabarta dhe luajnë në shtëpi. Skuadra e Martinit dhe ajo e Brdaric kanë një barazi totale mes tyre. Një fitore për secilën 1-0 dhe dy barazime 0-0. Kështu që në garën e sfidave direkte nuk ka fitues, por do të merret golavarazhi në total. Këtu Teuta ka një gol më shumë dhe do të luajë javën e fundit me Apoloninë e vendit të fundit dhe të rrëzuar nga kategoria. Vllaznia në këtë pikë, jo vetëm që duhet të fitojë kundër Laçit, por të bëjë goleadë, sepse një sukses qoftë edhe me një gol i durrsakëve në Niko Dovana do ti detyronte shkodranët të shënonin të paktën dy (në barazim golavarazhi vlejnë golat e shënuar dhe këtu janë gjashtë gola para).

Për Partizanin mundësia e vetme që të shohë titullin në duar është që dy kryesueset të munden në ndeshjen e fundit dhe të kuqtë të fitojnë në Ballsh kundër Bylis, që është me një këmbë në kategorinë e parë. E njëjta situatë vlen edhe për Lacin, por që duhet të presë të fitojë ndeshjen direkte me Vllazninë, të mundet Teuta në shtëpi nga Apolonia dhe Partizani të mos fitojë kundër Bylis. Situata gati surreale, por me një kampionat kaq të cuditshëm gjithcka mund të ndodhë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI