Flash

Nuk e mori dot tek Milan e do tek Monza: sms 'e çmendur' e Gallianit për Buffon

Lapsi.al 22 May 2021
Nuk e mori dot tek Milan e do tek Monza: sms 'e çmendur' e

"Kohët e fundit kam marrë një mesazh nga një drejtues i një shoqërie që për sa i përket çmendurisë dhe ambicies mund të më tejkalojë. E kjo më pëlqen". Kjo ishte ajo që zbuloi Gigi Buffon pasi ngriti Kupën e tij të gjashtë të Italisë, e pesta me fanellën e Juves. E tani, ndërsa portieri i Juventusit tashmë ka filluar të reflektojë për të ardhmen e tij përtej bardhezinjve, dërguesi i këtij mesazhi mund të ketë tashmë një emër dhe mbiemër: Adriano Galliani.

Asnjë ofertë e vërtetë, as detaje mbi një kontratë të mundshme: CEO i Monzës ka filluar të hetojë terrenin dhe ndoshta dëshiron të kuptojë nëse ka vend për manovrim për të sjellë në një provincë ambicioze si ajo e Monzës, e cila pa ti shuhet ëndrra e Serie A por që është gati ta provojë përsëri sezonin e ardhshëm, një simbol fitues të futbollit italian. Sidoqoftë, sms e Gallianit tashmë ka arritur të lërë shenjë.

Një tjetër bardhezi në skadencë kontrate më 30 qershor 2021 por që ende ka shtyrë çdo vendim për në fund të sezonit është Giorgio Chiellini. Ashtu si Buffon, kapiteni do të dëshironte të luante përsëri, të paktën një vit tjetër. Mbrojtësi u takua me presidentin Andrea Agnelli një ditë pasi fitoi Kupën e Italisë. Një takim ndërmjetësues për të kuptuar nëse rruga e mbrojtësit dhe ajo e klubit do të jenë akoma të njëjta, në funksion të një lamtumire ose një rikonfirmimi për një sezon tjetër. Ndërkohë, për Chiellinin po avancon hipoteza e MLS.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI