Flash

De Ligt është "Gentleman 2021": hollandezi mund Lautaro Martinez e Kjaer

Lapsi.al 22 May 2021
De Ligt është "Gentleman 2021": hollandezi mund Lautaro

Matthijs de Ligt ka fituar Çmimin Gentleman të Serie A, duke mposhtur Lautaro Martinez dhe Simon Kjaer (Gentleman Milan Award). Hollandezi gjithashtu mori çmimin Gentleman Juve. Nicolò Barella fitoi mirënjohjen mes lojtarëve të Interit. Claudio Ranieri (Sampdoria), i votuar nga të gjithë trajnerët e Lega B dhe kushtuar kujtimit të "Gigi Simoni", ia doli mes trajnerëve. Lady Fair Play 2020/2021 është Sara Gama (Juventus).

Janë përzgjedhur gjithashtu edhe dy golat më të mirë të sezonit, të shënuar nga Inter dhe Milan, e të votuar nga tifozët përkatës të klubeve. Për zikaltrit u zgjodh goli i Romelu Lukakut në derbin në San Siro, ndërsa për kuqezinjtë ai i Rafael Leaos, i shënuar ndaj Beneventos.

Midis çmimeve specialë të Gentleman, njëri i kushtohet karrierës në bardhezi të Claudio Marchisios, kampion brenda dhe jashtë fushës. Simbol i sportivitetit dhe respektit. Një "Njeri i sportit" i veçantë edhe për Marco Bogarelli, ish-presidenti i Infront, që humbi jetën disa javë më parë. Çmimet e Gentleman Lega Serie B "Piermario Morosini" dhe Gentleman Lega Pro shkuan përkatësisht për Andrea Costa të Reggiana dhe Riccardo Colombo të Aurora Pro Patria.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI