Flash

Video/ "Barcelona me përçmoi": lotët e Suarez pas titullit me Atleticon bëhen virale

Lapsi.al 23 May 2021
Video/ "Barcelona me përçmoi": lotët e Suarez pas
I hequr qafe nga Barcelona dhe i ndarë nga shoku i tij i ngushtë Messi, pastaj mundësia tek Juventus që nuk u materializua, duke lënë edhe pasojat ligjore të provimit italian në Universitetin për të Huajt në Perugia, e në fund krahët e hapur të Simeone dhe Atletico Madrid, që ai i shpërbleu me 21 gola në 32 ndeshje, vendimtare për fitimin e La Ligas. Luis Suarez do ta mbajë mend këtë sezon për një kohë të gjatë, dhe ai e thotë atë me zë të lartë pasi mundi Valladolidin dhe festoi titullin: "Ky ishte viti më i vështirë për mua". Pistolero, që pas minutës së 90' mori smartphonein e tij në dorë, me sa duket duke video telefonuar familjen dhe më pas duke shpërthyer në lot me një shije hakmarrjeje dhe lumturie, shpjegon: "Barcelona më hodhi poshtë dhe më nënçmoi, më panë nga lart poshtë. Jam mirënjohës ndaj Atleticos për faktin që më dha këtë shans, u ktheva në lojë". 34-vjeçari vazhdoi: "Shumë na kanë nënvlerësuar, ne ishim ekipi më me vazhdimësi dhe për këtë arsye më i miri: ne dimë të vuajmë dhe në fund të fitojmë". Edhe Simeone feston: "Nuk kishte vit më të mirë për të fituar kampionatin, të ishim kampion në një vit si ky, me miq të larguar dhe kaq shumë tifozë të Atleticos që nuk janë më atje, ka një shije tjetër. Për fat të mirë ne mund të sjellim pak gëzim në një moment kaq të vështirë dhe të trishtuar për botën”. Cholo nënvizoi më pas "përpjekjen e madhe" të ekipit dhe ka folur për golashënuesit e ndeshjes së fundit: "Correa kishte një sezon të jashtëzakonshëm, ai e meriton sepse dinte të vuante. Suarez? Nuk duhet të them më shumë: ai është thjesht Suarez".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI