Flash

Champions e lë Napolin pa trajner: Conceição refuzon të ulet nën Vezuv

Lapsi.al 25 May 2021
Champions e lë Napolin pa trajner: Conceição refuzon të

Nga gjithcka në asgjë brenda vetëm një nate. Sergio Conceição nuk do të jetë trajneri i Napolit sezonin e ardhshëm. Gjithçka dukej e gatshme për takimin e nesërm në Romë, me prezantimin pasues të konferencës për shtyp, kur lindën probleme dhe divergjenca në lidhje kontratën, por mbi të gjitha u shfaqën problemet për mos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të ardhshëm nga skuadra. Aurelio De Laurentiis, për momentin, po reflekton. Një pauzë reflektimi që nuk presupozon asgjë të mirë. Në fakt, po shkohet drejt një tjetër kthese, pas lamtumirës me Rino Gattuso të dielën në mbrëmje. Ndërkohë, në Portugali, janë të sigurt që trajneri duhet të takojë drejtuesit e Portos sot, që janë të gatshëm t'i ofrojnë një rinovim të kontratës për dy vjet.

Tani lista e trajnerëve të mundshëm për napoletanët po bëhet gradualisht më e gjatë. Në të vërtetë... shumë e gjatë. Edhe sepse zhgënjimi i fortë për të mos arritur një vend në Champions League ishte shumë i madh.

Akoma është Luciano Spalletti në krye të preferencave, i cili është i bllokuar, por pret sinjale (tashmë kishte një marrëveshje për 3 milion në sezon). Flitej gjithashtu për Simone Inzaghi, Ivan Juric dhe Vincenzo Italianon. Ishte e fortë edhe idea për të veshur Massimiliano Allegri me ngjyrë të kaltër, por gjithçka ka mbetur në nivelin e zërave.

Për Conceição, propozimi që pronari i napoletanëve donte ta sillte në tryezë ishte 3.5 milion neto në sezon, për dy vjet, që do të peshonin 10 bruto në buxhetin e klubit falë Dekretit të Rritjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI