Flash

Europa League, finale dyshimesh për Manchester Utd: "Është 50-50, por kam besim, Maguire mund të mos jetë"

Lapsi.al 25 May 2021
Europa League, finale dyshimesh për Manchester Utd: "Është

Ole Gunnar Solskjaer, tekniku i Manchester United, ka folur në prag të finales së Ligës së Evropës në Gdansk kundër Villarreal. "Çdo lojtar që shkon në finale dëshiron të fitojë. Kemi në plan të fitojmë, presim të fitojmë, por jam i sigurt që Unai (Emery) e mendon në të njëjtën mënyrë - shpjegoi ai. Ishte një rrugë e gjatë për të arritur këtu. Është një 50-50 kur arrin në finale. Kam besim. Çdo gjë mund të ndodhë në një finale"

"Unë jam mjaft i sigurt. Kam besim të mjaftueshëm në vetvete. Kam parë të rritet diçka brenda lojtarëve. Janë bërë gjithnjë e më rezistent ndaj pengesave. Si një grup kam besim, jemi gati për këtë finale - shtoi trajneri norvegjez -. Jemi përgatitur siç bëjmë normalisht. Ne nuk do të shtojmë presion të mëtejshëm mbi lojtarët sepse çdo ndeshje për Manchester United është e rëndësishme. Kemi fituar pesë tituj evropianë. Kemi humbur dy herë nga Barcelona. Këto janë mbrëmje të mëdha për ne. Mund të jetë trampolinë për një të ardhme të shkëlqyer. Kjo është një skuadër që ne e kemi rindërtuar në vitet e fundit, shpresojmë se mund të jetë fillimi i diçkaje më shumë. Kur lojtarët nënshkruajnë për Manchester United, ata nënshkruajnë për të fituar. Ky është klubi më i mirë në botë. Kjo është diçka për të cilën lojtarët janë gati. Ata nuk do të firmosnin këtu nëse nuk do të ishin lojtarët më të mirë".

Kapitulli i dëmtimeve, që ka vënë në fakt në dyshim norvegjezin në lidhje me zgjedhjet për në finale. "Ne jemi përgatitur mirë. Anthony Martial nuk është rikuperuar, po kështu edhe Phil Jones. Unë mendoj se Harry Maguire thjesht do të bëjë pak nxemje. Me shumë mundësi do të përpiqet të rikuperohet, por përveç kësaj jemi mjaft të mirë".

Në Polonido të jetë prezent edhe legjendari Sir Alex Ferguson. "Ai është këtu me ne. Është një njeri i veçantë, një enciklopedi e futbollit. Lojtarët e mi mund t'i drejtohen atij për çdo këshillë. Ky klub e ka në zemër dhe shpresoj që të argëtohet nesër në mbrëmje. Atij i detyrohem në karrierën time".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI