Flash

"Je një portier m**i": sherri mes Ibrahimovic e Maignan që tani do mbrojë portën e Milan

Lapsi.al 25 May 2021
"Je një portier m**i": sherri mes Ibrahimovic e Maignan që

Mike Maignan po përgatitet të bëhet një lojtar i ri i Milanit, një ekip në të cilin do të gjejë një njohje të vjetër: Zlatan Ibrahimovic. Portieri, tek Lille që nga viti 2015, është rritur në akademinë e të rinjve të Paris Saint Germain, ku më shumë se një herë është përballur me sulmuesin suedez në stërvitje. Një ndeshje në veçanti ka mbetur në kujtesën e tij, siç ai rrëfeu kohë më parë në një intervistë për France Football: "Më kujtohet në mënyrë të përsosur një seancë stërvitore. Isha 17 vjeç dhe Ibra godiste topa me 400 km / h, sikur duhej ti shënonte Buffon ose Julio Cesar. Nuk arrija t'i prisja goditjet e tij dhe në atë moment ai më tha 'Je një portier m**i'".

I riu Maignan, megjithatë, shpjegoi gjithashtu se ai u përgjigj në të njëjtën mënyrë ndaj Ibras: "Pak më vonë bëra një pritje. E nuk mund të mos i përgjigjesha. Kështu që i thashë 'Dhe ti je sulmues m**i'". Personalitet për të shitur me pak fjalë. E cila me siguri do të jetë një ndihmesë tani që Zlatan do të bëhet shoku i tij i skuadrës ...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI