Andi Bushati: “Zoti Luli” timonin gjithmonë nga gremina
Ajo flet për 63 milionë euro paga të dhëna gjatë periudhës zgjedhore, për 2.6 milionë euro më shumë ndihmë ekonomike, për 125 milionë euro të shpërndara nga bashkitë socialiste ose 89 herë më shumë se 15 muajt e fundit. E këtu vijmë tek ana e dytë e dabatit. Sepse pavarësisht se e humbi betejën politike, sepse ndonëse besoi me naivitet tek sistemi, kjo nuk do të thotë se PD e ka humbur edhe të drejtën për të kërkuar transparencë dhe drejtësi për zgjedhjet. E në këtë pikë argumenti i socialistëve se po nuk solli PD-ja provat e manipulimit çështja duhet varrosur, nuk qëndron. I takon KQZ dhe gjykatës të saj zgjedhore ti shkojë deri në fund pretendimeve për këto miliona që besohet se kanë ndikuar në zgjedhje.PD: KAS nuk na vuri në dispozicion materialet që tregojnë masakrën elektorale
Sepse me ligjin shqiptar KQZ është e ngarkuar të kontrollojë punën e të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Neni 137 i Kodit Zgjedhor e ka të shkruar qartë se "KQZ-ja u kërkon organeve të administratës publike të vënë në dispozicion informacione, dokumente ose çdo provë tjetër që kërkohet ose çmohet e nevojshme për hetimin administrativ". Pra alibia se opozita nuk ka sjellë provat, prandaj KAS nuk do hetojë është një përpjekje për të mbuluar manipulimin. Dhe ndonëse PD demostroi një idiotësi proverbiale politike duke besuar se një regjim mund të mundet me votë, juridikisht shqiptarët kanë të drejtë të kuptojnë se çfarë ka ndodhur në 25 prill dhe se sa janë të vërteta pretendimet e milionave të hedhura në prag të zgjedhjeve. ©Lapsi.al