Flash

Video/ Spektakël nën shi vetëm për 45 minuta: Real Madrid e Chelsea do ta zgjidhin në Londër finalistin

Lapsi.al 27 April 2021
Video/ Spektakël nën shi vetëm për 45 minuta: Real Madrid e

Gjithçka e shtyrë për në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge, Londër. Real Madrid dhe Chelsea nuk shkuan përtej 1-1 në Valdebebas në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, nën një përmbytje të vërtetë që goditi qendrën sportive të Merengues dhe me ndjesinë, në pjesën e dytë, që rezultati i barazimit në fund ishte gjë e mirë për të dy, për arsye të ndryshme. Më mirë Chelsea i Tuchel për atë që u pa në fushë, veçanërisht në pjesën e parë, me keqardhjen për Blues që nuk përfituan nga fillimi i vështirë i Realit.

Midis dëmtimeve dhe rikthimeve në minutën e fundit, Zidane e rreshtoi Real Madridin e tij me një mbrojtje me tre, që të paktën fillimisht e hutoi ekipin e tij. Nga ana tjetër, vendosja e Tuchel është më dinamike, me tre mbrojtës dhe tredhëmbëshin e shpejtë dhe të frymëzuar në përdorimin e hapësirës mes mesfushës dhe mbrojtjes spanjolle. Timo Ëerner ishte ndoshta nota stonuese: në minutën e 10' sulmuesi gjerman humbi mundësinë e avantazhit vetëm dy metra larg portës, duke ekzaltuar reflekset e Courtois. Përkundrazi, Pulisic nuk bëri gabim katër minuta më vonë, duke i shpëtuar pozicionit jashtë loje, duke dribluar portierin belg dhe duke e dërguar topin në rrjetë.

Këtu Chelsea ka mëkatin e vetëkënaqësisë. Me Real Madrid të tronditur, pa ide dhe forcë fizike me Marcelo jashtë formës dhe Carvajal në një rol jo të tijin si i pesti në mesfushë, Blues kanë pasur disa mundësi potenciale për të dyfishuar, por i shpenzuan me Ëerner e jo vetëm, pavarësisht hapësirave të krijuara nga Kante në të djathtë. Në këto raste, Real nuk fal dhe nëse në të 23' Benzema thuajse nga hiçi shpiku një të majtë në hyrje të zonës që u stampua në shtyllë, në të 29' ai korrigjoi shënjestrën duke përdorur spondin e Casemiro dhe Militaos nga një këndore, duke shënuar me forcë golin e barazimit.

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët, në momente alternative, u përpoqën të ndryshonin kartat në tryezë duke rinovuar sulmin e tyre përkatës, por mungoi bindja. Frika për të humbur në fund, shija e hidhur e befasisë, bëri që njëzet e dy lojtarët në fushë të tërhiqnin frenat e dorës, më të kujdesshëm për të shmangur gabimin e rëndë në shi sesa lojën fituese për të thyer ekuilibrin që do të zgjasë deri në Londër. Aty do të jetë momenti i llogaritjes, vendi në finale është vetëm për njërin nga të dy.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI