Flash

Disiplina 'masakron' Burrelin, i heq pikët Flamurtarit: cungohet Bylis para sfidës mbijetesë me Skënderbeun

Lapsi.al 27 April 2021
Disiplina 'masakron' Burrelin, i heq pikët Flamurtarit: cungohet

Komisioni i Disiplinës ka shkuar me dorë të rëndë kundër Burrelit, ndërsa ka penalizuar edhe Flamurtarin për cështjen e borxheve. Fokusi ka qenë për Kategorinë e Parë, ndërsa në Superiore një dhuratë ka shkuar për Skënderbeun, që e pret Bylis tashmë pa Renato Spahiun, që është dënuar dy ndeshje skualifikim për sjellje antisportive, në ndeshjen kundër Apolonisë.

Keq e ka pësuar Burreli me matjanët që shpërthyen në protesta të forta pasi iu anullua një gol në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Dinamos. Në minutën e 97 Raboshta barazoi rezultatin, por anësori Erjon Velo ngrit flamurin duke e anulluar. Pamjet filmike dëshmojnë se goli ishte më shumë se i rregullt, por kjo pak rëndësi ka: trajneri i Burrelit, Samuel Nikaj është dënuar tetë ndeshje për sjellje antisportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Po tetë ndeshje ka marrë penalitet edhe drejtuesi i matjanëve Klevis Gjoka me të njëjtin motivacion, ndërsa Taulant Sefgjinaj, që u ndëshkua me të kuq gjatë ndeshjes është dënuar 10 ndeshje për sjellje josportive ndaj arbitrave.

Ka shkuar keq edhe për Flamurtarin, "për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/c të KDS, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe i jepet një afat prej 15 (pesëdhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin".

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.04.2021

Lojtari i KF Bylis, Renato Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Burreli, Taulant Sefgjinaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Sopoti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.

Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Sopoti, Andri Çota,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shënkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i Shënkolli, Kristjan Ceku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Valbona, Bekim Berisha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Football Republic U-19 B, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

KF Shkumbini U-19, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i FK Apolonia U-15, Petro Stopani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC U-15, Paulo Aliraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/c të KDS, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe i jepet një afat prej 15 (pesëdhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Rrëzimin e kërkesës së Football Republic U-19, në lidhje me lojtarët: Leandro Teqja, Ervin Skeja, Madrid Marku, Frenki Shahaj, Jurgen Pervataj, Kristian Dhembi, Rudjon Plaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Kukësi U-19, Fluturim Domi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI