Mauricio Pochettino shkon plot besim drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City: "Të dy ekipet kanë lojtarë të pabesueshëm, të vështirë për t'u mbajtur për 90 minuta. Do të jetë e vështirë. City po bën një rrugëtim fantastik. Do të jetë një ndeshje e vështirë. Shpresojmë të bëjmë një performancë të mirë e të fitojmë. Ky është objektivi". Trajneri i PSG komplimenton kundërshtarët e tij: "Ata janë skuadra më e mirë në botë. Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe një staf teknik të mreekullueshëm".
Gazetarët e kanë përqendruar sfidën edhe mes dy trajnerëve: "Nuk është një betejë personale. Do të jetë një sfidë midis dy skuadrave të mira. Kur flitet për Guardiolan, flitet për një nga trajnerët më të mirë në botë, nëse jo më i miri. Unë e admiroj karrierën e tij, jo vetëm titujt por atë që po ndërton. Unë jam një trajner që e do futbollin, i cili përpiqet të mësojë, të konkurrojë dhe të fitojë. Ky është objektivi i çdo klubi ".
Trajneri argjentinas vazhdon: "Foden? E njohim shumë mirë. Ai është një lojtar për tu mbajtur në sy. Ne kemi idenë se si ta ndalojmë, por është një sfidë e madhe, si ai ka edhe të tjerë të mirë, nga Mahrez tek De Bruyne, dhe pastaj Sterling, Agüero, Gabriel Jesus... ". Tekniku argjentinas ka treguar pastaj edhe gjendjen e skuadrës para ndeshjes, duke u treguar i kënaqur që ka fare pak shqetësime: "Bernat dhe Alex janë jashtë. Pjesa tjetër është në dispozicion. Nuk e dimë nëse do të jetë më e vështirë ose nëse do të fitojmë. Gjëja më e rëndësishme janë 180 minutat për të vendosur se kush shkon deri në finale, ne duhet të jemi skuadra më e mirë".