Flash

Video/ Napoli shkatërron skuadrat torineze: mund Torinon e nxjerr Juventus jashtë Champions

Lapsi.al 26 April 2021
Video/ Napoli shkatërron skuadrat torineze: mund Torinon e nxjerr Juventus

Me dy gola në çerek-orëshin e parë të lojës, Napoli ka mposhtur Torinon me rezultatin 2-0 në javën e 33 të Serie A, duke barazuar Juventusin në zonën e Champions me 66 pikë por e duke e lënë jashtë për statistika. Pas silurës së Bakayoko në minutën e 11 me një diagonale nga distanca, Osimhen dyfishoi dy minuta më vonë pasi i rrëmbeu topin Nkoulou, duke përfituar nga përplasje topi vendimtare e favorshme. Pak raste për Torinon, ndërsa dy shtylla (Zielinski dhe Insigne) evituan goleadën.

Fitore e bukur për Napolin, që u imponua 2-0 në Torino kundër granatave dhe, ndërsa është duke pritur për Lazio-Milan, arrin kuqezinjtë e Juventusin në kuotën e 66 pikëve. Një pjesë e parë e shkëlqyer për ekipin e Gattusos, që shënoi në të 11' me Bakayoko dhe 2' më vonë me një kundërsulm të Osimhen. Miqtë shkuan disa herë afër trisit (shtyllë e Zielinski, e një mundësi për Politanon), ndërsa në pjesën e dytë loja ishte më e ekuilibruar me rastet për shënim të Ansaldit (Meret i kujdesshëm) dhe Insignes (një shtyllë tjetër). Granatat mbeten në kuotën e 31 pikëve, në të njëjtin nivel me Cagliarin dhe Beneventon, por me një ndeshje më pak. Napoli tani është i katërti dhe për Juventus të arrijë zonën Champions në fund të kampionatit nuk është kaq e lehtë...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI