Flash

Video/ "Je një idiot, kokë k**i!": nerva të tendosura tek Manchester United, sherr në fushë mes Maguire e Fred

Lapsi.al 26 April 2021
Video/ "Je një idiot, kokë k**i!": nerva të tendosura
Roma u shemb në Cagliari duke shkaktuar zemërimin shoqëror të tifozëve të saj, por përpara gjysëmfinales së të enjtes në Europa League, as tek Manchester United situata nuk është e mirë. Djajtë e Kuq barazuan 0-0 në Leeds, duke ia dorëzuar praktikisht kushërinjve të City trofeun e Premier League. Por si për ta agravuar situatën, gjatë ndeshjes pati një grindje të dhunshme në fushë mes kapitenit Harry Maguire dhe Fred. Mbrojtësi, i cili kohët e fundit ishte protagonist i një grindje të ashpër edhe me Marcus Rashford ("Mbylle gojën, kokë k**i!"), ka debatuar me mesfushorin brazilian në pjesën e dytë të ndeshjes së djeshme kundër Leeds. Sipas informacionit të raportuar nga shtypi anglez, tonet janë ngritur menjëherë, me kapitenin e Djajve të Kuq që ka fyer rëndë shokun e tij të skuadrës: "Je një idiot, kokë k**i". Pas ndeshjes me klubin e Bielsas, Solskjaer u përpoq të minimizonte incidentin në konferencën për shtyp ("Kemi një grup kërkues, të gjithë presin shumë nga shokët e tyre të skuadrës. Kërkesat janë të larta, si në trajnim ashtu edhe në ndeshje"), por sigurisht që në dhomën e zhveshjes të anglezëve tensioni është i dukshëm dhe Roma do të përpiqen ta shfrytëzojë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI