Flash

"Të vdesësh ti e babai yt": çmenduri sociale kundër djalit 17 vjeçar të Pirlos

Lapsi.al 26 April 2021
"Të vdesësh ti e babai yt": çmenduri sociale

Sezoni i vështirë i Juventusit ka vënë në shënjestër kampionatin e parë të Andrea Pirlos si trajner, me ish-mesfushorin që përfundoi në qendër të kritikave për rezultatet nën pritshmëri. Tifozët janë të zemëruar, por çmimin e ka paguar edhe djali 17-vjeçar i trajnerit të bardhezinjve Niccolò Pirlo, i cili ka denoncuar edhe një abuzim verbal në rrjetet sociale: "Kufiri, këtë herë, është tejkaluar", ka postuar ai, duke publikuar më pas një screenshot me tekstin e turpshëm: "Duhet të vdesësh, bashkë me babain tënd".

Faji i Niccolò, për këtë mesazh seriozisht të dëmshëm dhe për ofendime të tjera të përditshme siç denoncohet me një mesazh po nga djaloshi, është se ai është djali i Andrea Pirlos, "një trajner që ndoshta, siç edhe mund të jetë, mund të mos pëlqehet".

"Unë nuk jam një person që gjykoj - filloi Niccolò -, të gjithë kanë të drejtë të jenë në gjendje të thonë çfarë të duan. Unë jam 17 vjeç dhe marr mesazhe të këtij lloji çdo ditë. Prindërit e mi më mësuan të kem idetë e mia dhe mbi të gjitha për të dëgjuar ato të të tjerëve, por besoj se ka një limit për gjithçka e prej kohësh kjo është kapërcyer. Vendoseni veten në vendin tim".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

4°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI