Flash

Federata italiane shpik rregullin që 'prangos' Juventus, Inter e Milan: "Kush aderon në turne të tjerë, përjashtohet"

Lapsi.al 26 April 2021
Federata italiane shpik rregullin që 'prangos' Juventus, Inter e

Me propozimin e presidentit të FIGC Gabriele Gravina, Këshilli Federal votoi për të futur një norme anti-Super League në rregullore: "Për qëllime të regjistrimit në kampionat - lexohet në tekstin që do të futet përmes një ndryshimi në nenin 16 të rregullores - shoqëria merr përsipër të mos marrë pjesë në kompeticionet e organizuara nga shoqatat private që nuk njihen nga FIFA, UEFA dhe FIGC". "Pjesëmarrja në kampionate të një natyre private përfshin konfiskimin e përkatësisë", vijon teksti në pjesën e sanksionimit. Aprovimi nga FIGC do të përdoret gjithashtu për pjesëmarrje në ndeshje dhe turne miqësor.

"Kushdo që ka interpretuar Super League si një veprim të dobësisë së thjeshtë nga ana e disa shoqërive që përjetojnë vështirësi ekonomike, është i gabuar", shpjegoi presidenti i FIGC Gabriele Gravina në fund të këshillit federal. "Për momentin nuk kemi asnjë lajm se kush ka qëndruar dhe kush është larguar - ka specifikuar numri një i FIGC -. Ky rregull do të përfshihet në licencat kombëtare dhe më pas do të ngulitet në kodin e drejtësisë sportive". "Nëse, brenda afatit të fundit për aplikime në kampionate kombëtare, dikush bashkohet me kampionate të tjera të një natyre private, ata janë jashtë", vazhdoi Gravina.

"Isha në Montreux, shkova me Ceferin dhe diskutuam për Super League në një mënyrë shumë të hapur, të drejtë dhe konkrete - shtoi presidenti i FIGC -. Ne menjëherë e gjetëm veten të akorduar, mbeta i befasuar nga vendosmëria dhe vullneti i tij i madh për të përfshirë të gjitha forcat politike në terren" përfundoi kreu i Federatës italiane të Futbollit.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI