Flash

Rinovimi i Navas dorëzon Donnarumma tek Juventus: portieri në Paris deri në 2024

Lapsi.al 26 April 2021
Rinovimi i Navas dorëzon Donnarumma tek Juventus: portieri në Paris
Edhe Paris Saint Germain duket se është tërhequr përfundimisht nga gara për Gigio Donnarumma. Parisienët në fakt kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2024 të Keylor Navas, i cili do të mbrojë portën e klubit të Al-Khelaifi edhe në tre sezonet e ardhshme. Në këtë pikë, numri një i ekipit kombëtar italian, kontrata e të cilit do të skadojë më 30 qershor, ka vetëm dy mundësi për të ardhmen: të pranojë ofertën e Milanit për rinovim (rreth 8 milion euro deri në 2024), ose të dorëzohet ndaj joshjes së Juventusit . Bardhezinjtë duan të ndërtojnë ekipin e së ardhmes rreth tij dhe të vazhdojnë të punojnë në prapaskenë për të bindur Mino Raiola, i cili kërkon një pagesë të cmendur për të asistuarin e tij. Menaxheri italo-holandez do të donte ta bënte atë të fitonte 12 milion euro në vit, klubi i Andrea Agnelli është i gatshëm të shkojë deri në 10, që është akoma më shumë sesa ka mundësinë të ofrojë Milan. Pak më shumë se një muaj nga skadenca e kontratës, gjithçka është në duart e Gigios dhe menaxherit të tij.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI