Flash

Partizani ka një marsh mbi të tjerët: goleadat e fundit favorizojnë të kuqtë në garën për titull

Lapsi.al 27 April 2021
Partizani ka një marsh mbi të tjerët: goleadat e fundit

Askush nuk është si ata. Nuk flitet këtu për serinë e tre fitoreve radhazi, por për shpërthimin entuziast të perfomancave solide, të zbukuruara me zhurmë golash. 10 janë herët që Partizani ka tundur rrjetat kundërshtare në vetëm 3 ndeshje. Bylis, Kastrioti e në fund edhe Kukësi janë shembur përpara furisë kryeqytetase, që është lëshuar pa frena drejt kreut të klasifikimit. Natyrisht, vendin e ndan me Vllazninë, por ky ndryshim marshi me 7 ndeshje ende për tu luajtur është një tregues shumë i rëndësishëm në këndvështrimin titull.

Pikërisht atëherë kur të gjithë shohin me kujdes rezervat e energjisë për sprintin final drejt trofeut, skuadra e Dajës duket e sapo dalë në pistë dhe gati të djegë këdo që i qendron në rivalitet. Sulmuesit, të tre, Cinari, Asani e Junior, vazhdojnë të vendosin emrin në listën e shënuesve dhe Daja e kupton tani se mekanizmi është funksional, madje ka një opsion plus, që është dhe duhet konsideruar luks. Ferhan Hasani nuk është se ka bërë protagonistin deri tani, që kur erdhi në janar, por me inteligjencën e kualitetin që nuk vihet në dyshim, po vë në lëvizje skuadrën në momente delikate, duke qenë zgjidhje e casteve të vështira, gjithnjë nëse skuadra e Dajës do të ketë, duke filluar madje nga e mërkura në Laç, ku Partizani duhet të tregojë përfundimishjt se me çfarë brumi është gatuar....

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI