Flash

Kanceri i merr jetën mamasë së Gonzalo Higuain: 64 vjeçarja luftonte prej kohësh me sëmundjen

Lapsi.al 27 April 2021
Kanceri i merr jetën mamasë së Gonzalo Higuain: 64

Humbje e rëndë për Gonzalo Higuain, që mbrëmjen e kaluar është detyruar ti japë lamtumirën e fundit të ëmës së tij Nancy. 64 vjecarja luftonte prej katër vitesh kundër një forme serioze të kancerit dhe Pipita, vitin e kaluar kur ende vishte fanellën e Juventusit, gjatë bllokimit për shkak të pandemisë, u kthye në Argjentinë vetëm për të qenë afër saj. "Ne gjithmonë lutemi për të, ajo është një luftëtare", pati thënë Higuain disa ditë më parë duke folur për gjendjen e nënës së tij.

Para se të sëmurej, Nancy Zacarias udhëtonte shpesh drejt Italisë për të ndjekur djalin e saj nga afër. 64-vjeçarja ishte gjithashtu shumë e rëndësishëm në karrierën e futbollit të Higuain, i cili disa vjet më parë zbuloi se si ishte ajo që e kishte bërë të hiqte dorë nga ideja e tërheqjes për shkak të presionit të madh dhe kaq shumë kritikave që kishte marrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI