Flash

Nagelsmann, trajneri më i dëmshpërblyer në histori: Bayern Mynih e zyrtarizon, paguan 25 milionë

Lapsi.al 27 April 2021
Nagelsmann, trajneri më i dëmshpërblyer në histori: Bayern

Bayern Mynih ka zyrtarizuar trajnerin e ri, që nga sezoni i ardhshëm do të zërë vendin e Hansi Flick, i cili disa ditë më parë njoftoi lamtumirën e tij në fund të sezonit aktual pavarësisht se kishte akoma dy vjet kontratë. Klubi bavarez i ka rrëmbyer kështu Julian Nagelsmann nga Leipzig: 33-vjeçari ka nënshkruar për pesë vjet deri më 30 qershor 2026.

Është ende një Meisterschale për t'u fituar, edhe pse është vetëm çështje kohe, por ndërkohë, Bayern vazhdon të hedhë sytë nga rivali i tyre i madh i sezonit. Pasi kishin paguar në shkurt klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 42.5 milion euro për Dayot Upamecano, të identifikuar si zëvendësuesi i David Alaba, bavarezët gjithashtu rrëmbyen trajnerin nga Leipzig, duke siguruar një nga të rinjtë më të mirë dhe premtues në qarkullim. Një operacion i dytë, sipas Sport Bild, me vlerë 25 milion euro, që e bën Nagelsmann trajnerin më të dëmshpërblyer ndonjëherë, duke tejkaluar 15 milionët e paguar nga Chelsea për të rrëmbyer Villas Boas nga Porto në qershor 2011.

"Unë do të largohem nga Leipzig me zemër të prekur", tha Nagelsmann në faqen zyrtare të klubit gjerman. "Kualifikimi për në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ishte sigurisht pika kryesore e kohës sonë së bashku deri më tani, një moment i shkëlqyer që nuk do ta harroj kurrë. Në sezonin aktual, jemi gjithashtu gati për të arritur rezultatin më të mirë në historinë tonë në Bundesliga. Duam ta arrijmë këtë me të gjitha forcat tona. Është ende shumë herët për të thënë lamtumirë dhe për të folur për kujtimet, sepse unë nuk kam mbaruar këtu në Leipzig. Misioni im do të përfundojë në verë, por deri atëherë unë do të vazhdoj në maksimum. Nuk e kam fshehur kurrë se do të më pëlqente të stërvisja Bayern, kështu që unë do të doja të falënderoja Oliver Mintzlaff dhe të gjithë drejtuesit e Leipzig për gjetjen e një zgjidhje së bashku me Bayern, duke përmbushur dëshirën time.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI