Flash

Meta përplaset ashpër publikisht me ambasadoren Kim: Boll e mbrojte Ramën

Lapsi.al 23 April 2021
Meta përplaset ashpër publikisht me ambasadoren Kim: Boll e mbrojte
Presidenti i Republikës Ilir Meta është përplasur ashpër publikisht me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim. Mbrëmjen e së premtes Meta ishte në studion e Syri Tv kur në një moment ka ndërprerë bisedën me gazetarët në studio dhe ka nisur të shkruajë një SMS në celular. Gazetarët e kanë pyetur me kë po bisedonte dhe Meta pranoi se ishte ambasadorja Yuri Kim. “Tani LIVE sapo me shkroi ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më sfurqet. I them ambasadores amerikane LIVE që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën” – tha Meta me tone të larta. Gjatë gjithë intervistës Meta tha se ambasadorët e kanë marrë në mbrojtje Ramën. “Nuk ka ambasadë që t'i bëjë strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Sfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë. Unë u kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani. Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama” – tha Meta. Por këto deklarata dukshëm kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të ambasadores amerikane që në ato çaste ka publikuar një koment në faqen e saj në Twitter. “Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin "sfurqet" në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë të dënohen. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Stop” – shkroi Kim. Kaq ka mjaftuar që Meta të lëshojë një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE. “Meqë më dërgoi LIVE SMS i them ambasadores amerikane të mos e mbështesë më Edi Ramën. Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt qe ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvoranin për ta rikthyer sërish në KED. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, por në emër të Edi Ramës. E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme” – ishte i prerë Meta që zbuloi edhe një tjetër detaj. “Ajo më ka marrë në telefon dhe më ka kërkuar të mos e publikoj një letër për Dvoranin dhe që ta emëronin atë sërish në KED dhe më tha që “dimë disa gjëra për ty”. Unë kam dalë menjëherë dhe e kam nxjerrë letrën dhe i kam thënë asaj që të nxjerrë çfarë ka për mua. Ia kam thënë qartë. Zonjë je këtu për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën dhe jo të Serbisë me Amerikën. Mos vazhdo të mbështesësh Edi Ramën” – tha Meta me tone të larta. “Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj ambasadoren të vijë tani LIVE në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve” - përfundoi Meta. Kjo nuk është hera e parë që Ilir Meta tensionon marrëdhëniet e tij me ambasadën amerikane. Të forta kanë qenë replikat edhe në kohën së ashtuquajturës reformë në drejtësi. Në vitin 2019 kur ishte përplasja për Gjykatën Kushtetuese, Meta bëri deklaratën e bujshme: “Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan, por të çon edhe në Xibrakë”. Një tjetër rast acarimi ishte kur Meta nxori flamurin amerikan në tubimin e 2 marsit 2020 dhe që ambasada amerikane u distancua. Marrëdhëniet e Metës deri tani me Yuri Kim kanë qenë korteziale, por deklaratat e bëra 2 ditë përpara zgjedhjeve kanë hapur një përplasje të fortë mes Presidencës dhe selisë emblematike në Rrugën e Elbasanit. ©LAPSI.al LEXONI EDHE: Meta injoron deklaratën e ambasadores së SHBA: Për atë pyesni zëdhënësin

Yuri Kim: Nuk mbaj anën e Ramës dhe e vërteta e marrëdhënieve me Metën

“Votoni ndryshimin”/ Yuri Kim sqaron urgjentisht deklaratën

Të këshilluara

ide

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI