Flash

“Mjaft me Zidane”: Real ka dy kandidatë për pankinën, trajnerin e Gjermanisë dhe simbolin e klubit

Lapsi.al 25 March 2021
“Mjaft me Zidane”: Real ka dy kandidatë për pankinën,

E ardhmja e Zinedine Zidane në Real Madrid është e pasigurt, tani më shumë se asnjëherë tjetër. Pavarësisht kontratës që skadon në 2022, trajneri francez nuk është zbilancuar kurrë në lidhje me qëndrimin e tij në Casa Blanca. "Unë shoh cdo ditë, nuk planifikoj asgjë", theksoi Zizou në konferencën e fundit për shtyp.

Siç raportohet nga 'As', prestigjozja spanjolle gjithnjë pranë cështjeve të Real Madrid, ka presione nga jashtë për të marrë Zidane, si ato që vijnë nga ekipi kombëtar francez, i cili ëndërron ish-yllin e Juventus për të zëvendësuar Deschamps. Alternativa përfaqësohet nga klubi i Juventusit, jashtë Ligës së Kampionëve dhe luftës për titull që në mars dhe me pozicionin e Andrea Pirlo i cili, pa konfirmimet, mbetet nën diskutim.

Për të pasuar Zidane në pankinën merengues natyrisht që është një luftë e fortë, me emra me peshë. Nga njëra anë është Raul Gonzales, aktualisht në krye të Real Castilla, por një symbol i jashtëzakonshëm i Blancos dhe në tjetërn Joachim Loeë, i cili do të largohet nga Gjermania pas Kampionatit Evropian.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI