Flash

Shpërthen Covid tek Inter, të infektuar edhe dy të tjerë: shtyhet ndeshja Inter-Sassulo

Lapsi.al 18 March 2021
Shpërthen Covid tek Inter, të infektuar edhe dy të tjerë:

Pas Handanovic (i njëmbëdhjeti në skuadër) dhe D'Ambrosios, faqja e internetit e Inter njofton se: Stefan de Vrij dhe Matias Vecino rezultuan pozitivë për Covid-19 pas tamponeve të kryera dje. Të dy zikaltrit janë tashmë në karantinë në shtëpinë e tyre. ATS e Milanos, e informuar për rastet e reja të pozitivitetit, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të çdo lloji të aktivitetit të ekipit për katër ditë, përfshirë të dielën e 21 marsit, duke bllokuar zhvillimin e ndeshjes Inter-Sassuolo të planifikuar për të shtunën në 20 mars 2021 dhe ndalimin e përgjigjes së lojtarëve ndaj thirrjeve të ekipeve të tyre përkatëse kombëtare.

Të hënën më 22 mars, përpara rinisjes përfundimtare të aktiviteteve, tamponet molekulare do t'i përsëriten të gjithë ekipit. Ndërkohë, sa i përket drejuesve, drejtori sportiv Ausilio është kthyer të jetë negativ. Vetëm CEO Marotta mbetet pozitiv, por situata e tij po përmirësohet.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI