Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Video/ Penalltitë eleminojnë Partizanin: Sherri avancon Laçin në gjysëmfinale të Kupës

Lapsi.al 17 March 2021
Video/ Penalltitë eleminojnë Partizanin: Sherri avancon Laçin

Penalltitë vendosën fatin e skuadrës së kualifikuar në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, në ndeshjen e luajtur në Lac. Vendasit nxjerrin jashtë gare Partizanin (4-3), pasi koha e rregullt dhe ato shtesë nuk sollën asnjë gol.

Askush nuk dëshironte të hiqte dorë nga trofeu, për më tepër që ishte edhe një demonstrim force, në lidhje me duelin e tyre për titullin kampion. Një ndeshje emocionuese ku nuk munguan rastet e dyshimta, momentet e panikut dhe tensioni. E megjithatë, koha e rregullt përfundoi në barazim 0-0, pavarësisht se Cinari, Broja e Mala frikësuan Sherrin, ndërsa Nëabueze, i rikthyer pas dënimit, impenjoi prapavijën kryeqytetase.

Në shtesë skuadrat ishin më të kujdesshme, duke tentuar të mos rrezikojnë. Vetëm nga një rast për cdo pjesë, në të parën Cinari që goditi mbi traversë dhe në të dytën Shehu, gjithashtu pa impenjuar portierin. Për sa i përket penalltive, Laçi u tregua më i saktë duke shndërruar në gol 4 nga 5 penalltitë, i vetmi që gaboi ishte, Musta, ndërkohë që te Partizani, gabuan Bardhi dhe Cara. Falë këtij triumfi të lodhshëm ku të dy ekipet shpenzuan shumë energji, kurbinasit e Duros kanë siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI