Flash

Champions/ Betejë në Stamford Bridge për çerekfinalen: Bayern me rezerva ndaj Lazios

Lapsi.al 17 March 2021
Champions/ Betejë në Stamford Bridge për çerekfinalen:

Dy skuadra të tjerë do ti shtohen sot listës së të kualifikuarve në cerekfinale të Champions League. Bayern Mynih e ka vulosur kalimin që në ndeshjen e parë, me fitoren 1-4 ndaj Lazios në Romë, ndërsa është betejë e hapur ajo që do të zhvillohet në Stamford Bridge, ku Chelsea mund të mos i mjaftojë suksesi në Madrid 0-1 përballë Atleticos, që vjen të përmbysë gjithcka në Londër.

BAYERN - LAZIO

Bayern Munich do të luajë kundër Lazios në ndeshjen e kthimit për 1/8 e Champions League, me kampionët në fuqi që do të zbresin në fushë me një avantazh të frikshëm 4-1 nga ndeshja në Olimpico. Do të ishte monumentale nëse italianët do të mund të kalonin një deficit të tillë në Allianz Arena për të shkuar në cerekfinale të kompeticionit për herë të parë nga viti 2000. Bayern nuk ka ruajtur portën të paprekur në asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit, kështu që Lazio mund të ketë mundësinë të trazojë prapavijën bavareze në sensin ofensiv.

MUNGESAT E DËMTIMET

Bayern do të jetë pa Corentin Tolisso, Douglas Costa dhe Tanguy Nianzou të dëmtuar. David Alaba ka humbur transfertën e të shtunës në Bremen për një goditje dhe mund të mos rrezikohet kundër Lazios, duke parë avantazhin e Bayern, ndërsa Leroy Sane duhet të nisë titullar, duke qenë se fundjavën e filloi nga pankina. Presioni për më shumë ndeshje do të bëjë që Alexander Nubel të marrë vendin e Manuel Neuer ketë herë. Lazio, ndërkohë, do të udhëtojnë në Mynih pa Manuel Lazzari dhe Luis Felipe për shkak dëmtimi. Adam Marusic duhet të pozicionohet në të djathtë, ndërsa ish-mbrojtësi i Southampton Wesley Hoedt spikat për një vend në qendër.

FORMACIONET E MUNDSHME

Bayern Munich: Nubel; Pavard, Boateng, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski

Lazio: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Fares; Correa, Immobile

CHELSEA – ATLETICO MADRID

Me fitoren 1-0 falë golit spektakolar të Olivier Giroud, Chelsea do të presë Atletico Madrid në Stamford Bridge për ndeshjen e kthimit të 1/8 sonte në mbrëmje. Blues kanë një këmbë në cerekfinale, duke patur fitoren me gol në fushën kundërshtare kundër kryesuesve të La Liga dhe për më tepër skuadra e Thomas Tuchel është e pathyer që kur gjermani ka mbërritur në Londër. Dy superfuqitë europiane vijnë nga mungesa e golave në fundjavë, kur Chelsea u bllokua nga Leeds United, ndërsa Atletico nuk mundi të marrë më të mirën ndaj Getafes.

MUNGESAT E DËMTIMET

Mason Mount dhe lideri i mesfushës Jorginho kanë marrë karton të verdhë në ndeshjen e parë dhe nuk do të jenë në dispozicion për këtë përballje, kështu që Mateo Kovacic që ka pushuar mirë është vendosur të jetë partneri i N'Golo Kante në qendër. Kovacic duhet të ketë kujdes sepse mund të mungojë në përballjen e parë cerekfinale, nëse Chelsea kualifikohet, nëse merr karton të verdhë, por Tuchel ka pak alternativa. Hakim Ziyech është gjithashtu një kartron të verdhë larg dënimit, por duhet të luajë nëse Mount nuk ia del. Tammy Abraham nuk është në dispozicion, edhe pse provoi të rikuperonte deri në fund, ndërsa Thiago Silva nuk do të jetë në fushë, duke e bërë linjën treshe të Tuchel, formuar nga Christensen, Rudiger e Azpilicueta, të paprekshme. Atletico nuk ka asnjë lojtar të dëmtuar apo skualifikuar, edhe pse disa paqartësi në lidhje me portierin Jan Oblak. Trippier do të bëjë rikthimin në kryeqytet dhe Simeone ka vendosur të zgjedhë një mbrojtje me katër, si në ndeshjet e fundit, për të kërkuar një gol që do të kthente kursin e ndeshjes.

FORMACIONET E MUNDSHME

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; Hudson-Odoi, Kante, Kovacic, Alonso; Ziyech, Werner; Giroud

Atletico Madrid: Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke; Felix, Llorente, Saul, Correa; Suarez

CHAMPIONS LEAGUE - ROUND OF 16

21:00 Bayern Munich ? - ? Lazio

21:00 Chelsea ? - ? Atletico Madrid

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI