Flash

Video homazh i Barcelonës për rekordin e Messi: "Historia vazhdon…"

Lapsi.al 16 March 2021
Video homazh i Barcelonës për rekordin e Messi: "Historia
Talent i pastër, unik, më i miri, spektakolar, legjendar, magjik, gjenial. Këto janë disa nga epitetet e shumtë që i referohen Lionel Messi nga ish-shokët e tij dhe ata aktualë të Barcelonës, që festoi arritjen e re të arritur nga numri 10 blaugrana. Duke zbritur në fushë kundër Huesca (në të cilën ai shënoi një dygolësh), në fakt, Pleshti u bë, në barazim me Xavi, rekordmen për paraqitjet me fanellën e Barcelonës. Klubi katalanas ka nderuar lojtarin e tij simbol me një video që zgjati rreth një minutë, në të cilën shumë lojtarë dhe ish-lojtarë Blaugrana i drejtojnë argjentinasit fjalët e vlerësimit dhe dashurisë, me deklaratën e fundit pikërisht të Xavi: "Dhe historia vazhdon..."

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI