Flash

Champions/ Real akoma me mungesa, Atalanta shpreson: City pret vetëm fundin e ndeshjes me Gladbach

Lapsi.al 16 March 2021
Champions/ Real akoma me mungesa, Atalanta shpreson: City pret vetëm fundin

Katër skuadra do të sfidohen të martën për dy vende në cerekfinale të Champions League, me favoritët e mëdhenj Real Madrid e Manchester City që kanë edhe avantazhin e fitoreve të parë, por që sidomos për Blancos mund të mos mjaftojë. Ndeshje delikate, që nuk përjashtojnë surprizat, duke parë edhe mungesat që Zidane ka për këtë ndeshje.

REAL MADRID - ATALANTA

Real ka një avantazh të rëndësishëm për përplasjen nw Madrid, duke patur parasysh fitoren 1-0 të 24 shkurtit, me golin e vonë të Ferland Mendy. E megjithatë Zidane duhet të bëjë sërisht pa shërbimet e Dani Carvajal të dëmtuar, ndërsa Alvaro Odriozola, Marcelo e Mariano Diaz nuk do të jenë gjithashtu të gatshëm. Problem për merengues do të jetë skualifikimi i Casemiro, për shumë kartonësh të verdhë, gjë që do të thotë se Federico Valverde mund të luajë në krah të Luka Modric e Toni Kroos në mesfushën me tre. Sergio Ramos u rikthye në fushë nga dëmtimi kundër Elche dhe duhet të luajë përsëri, por Eden Hazard mendohet të jetë mes zëvendësuesve me Marco Asensio e Vinicius Junior në mbështetje të Benzema. Atalanta nuk do të ketë në dispozicion Hans Hateboer që ka pësuar një frakturë në këmbë, ndërsa Freuler është i pezulluar për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen e parë. Duvan Zapata duhet të jetë përkrah Muriel në sulm, ndërsa Cristian Romero duhet të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes.

MANCHESTER CITY - M.GLADBACH

Më i sigurtë duket City i Guardiolës. Golat e Bernardo Silvës e Gabriel Jesus në fitoren 2-0 të ndeshjes së parë kundër Monchengladbach e kanë bërë që anglezët të suportojnë edhe një humbje me një gol diferencë. Për këtë ndeshje, tekniku spanjoll i ka të gjithë lojtarët. Në mbrojtje duhet të rikthehet muri me katër lojtarë, por Stones pasi tregoi aftësitë e tij shënuese në Premier, është i favorizuar ndaj Laporte. Kanë qendruar plotësisht pushim në ndeshjen e fundit Raheem Sterling, Kevin De Bruyne, Riyad Mahrez e Ilkay Gundogan, pikërisht për këtë ndeshje. Në kampin tjetër, dy lojtarë të Monchengladbach, titullarë në ndeshjen e parë - Ramy Bensebaini e Christoph Kramer - janë të dëmtuar dhe nuk priten të jenë në ndeshje. Gjithësesi ka pak më shumë optimizëm për Bensebaini, por Rose nuk ka ndërmend të rrezikojë asnjë lojtar, duke i dhënë prioritet Bundesligës. Kështu Oscar Wendt e Denis Zakaria do të jenë në fushë, ndërsa nuk është ende i sigurtë vendi i Lazaros në të djathtë të sulmit.

CHAMPIONS LEAGUE - ROUND OF 16

21:00 Manchester City ? - ? Borussia Moenchengladbach

21:00 Real Madrid ? - ? Atalanta

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI