Flash

"Nuk mendova kurrë të ikja": Eriksen rimori Inter dhe kërkon titullin

Lapsi.al 15 March 2021
"Nuk mendova kurrë të ikja": Eriksen rimori Inter dhe

Nuk është ende një fazë varësie nga Eriksen, por është e qartë që Interi ka nevojë për mesfushorin danez tani. U pa kundër Atalantës kur mori vendin e Vidal, u kuptua përsëri në Torino kur zëvendësoi Gagliardinin. Kundër granatave, ish-mesfushori i Tottenham nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike, por dha kontributin e tij të çmuar: askush si ai, në këtë moment, nuk është në gjendje t'i japë Interit një kohë loje përpara kundërshtarëve të tyre. E gjithë kjo kur vetëm dy muaj më parë dukej si një trup i huaj: "Ishte viti më i vështirë dhe më impenjuesi - tha Eriksen për TV danez SportTv2. "Ishte me luhatje, por para së gjithash, tani ndjehem se jam duke rikuperuar fort. Në dhjetor isha plot mendime, por nuk doja të ikja në një fare mënyre. Me të vërtetë dëshiroja të luftoja për vendin tim, gjë që gjithnjë më është dashur ta bëj. Isha i sigurt se nëse do të vinte shansi im, ndoshta do të përpiqesha ta shfrytëzoja. Ndjej se kam bërë”.

Në rilindjen e tij ka brenda shumë punë, vetëmohim, seriozitet dhe madje edhe durim. Dhe ka madje edhe pak fat, atë që të jep, për shembull, topin perfekt për ta goditur në shtesë në një derbi: "Isha pak me fat. Gjithcka nisi me golin kundër Milan, njerëzit nisën të më shihnin ndryshe. Pas kësaj unë vërtet jam përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Jam i lumtur që shkoi kështu. Mendoj se ndëshkimi më ndihmoi. Ndihmoi mënyrën se si njerëzit i shikonin gjërat nga jashtë dhe unë provova se ende mund të luaj futboll mirë dhe mund të ekzekutoj një goditje dënimi, nëse është mundësia".

Mënyra më e mirë për të hequr qafe dyshimet e kritikat: "Ka qenë një vit i vështirë mendërisht. Unë erdha për të luajtur futboll, dhe kur nuk të lejohet, është e bezdisshme. Jashtë fushës ishte absolutisht fantastike. Milano është një qytet i bukur dhe familja ime ndihet mirë. Vetëm në fushë diçka po mungonte. Të jesh lojtar i Interit ka qenë gjithmonë bukur, por padyshim që momenti më i mirë është të jesh në gjendje të luash pak më shumë. U tregova i aftë të izoloja veten dhe të përqendrohesha. Për një numër të pabesueshëm ditësh pas stërvitjes dhe ndeshjeve, unë stërvitesha më shumë. Një goditje e lirë, një gjuajtje në portë ose diçka tjetër, thjesht sepse kisha mundësinë të stërvitesha më shumë sepse nuk luaja shumë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI