Flash

Akuza të fortë të Fonsecas: "Për Romën nuk ka Var. Për një tjetër skuadër jepen gjithnjë penallti qesharake"

Lapsi.al 15 March 2021
Akuza të fortë të Fonsecas: "Për Romën nuk ka Var.

Paulo Fonseca nuk përdor lojë fjalësh për të përshkruar keqardhjen e tij pas shembjes flagrante të Romës kundër Parmës, e parafundit në renditje: "U futëm mirë në ndeshje dhe patëm një shans me Dzeko, por herën e parë që ata arritën në portë shënuan - ishte analiza e trajnerit portugez pas 2-0 të pësuar në Tardini -. Një skuadër që dëshiron të shkojë në Ligën e Kampionëve nuk mund të pësojë një gol si ky (referuar golit të Mihaila)". Por pasi tha këtë, trajneri portugez gjithashtu drejtoi gishtin nga arbitri: "Nuk e pësuam golin nga arbitrat, duhet të jetë i qartë, por penalltia për Parmën nuk është. Për mua ajo që është e vështirë për të kuptuar është se kur luan Roma nuk shihet Var", tha ai për RomaTV. "Ishte një situatë e dyshimtë, si e Pellegrinit: unë mund të pranoj që penalltia të mos jepet, por duhet ta shohësh. Ashtu si edhe penalltia që dha, që nuk është penallti dhe Var nuk e ndihmoi. Mund ta pranoj gabimin, por me Var nuk mund të gabosh një episod si ky. Me 2-0 në fillim të pjesës së dytë, jemi pothuajse jashtë loje. Ajo që unë shoh është se me skuadrat e tjera ka gjithmonë dyshime dhe ata gjithmonë i shohin episodet por në fund të sezonit këto janë 5, 6, 7 pikë më pak për ne dhe më shumë për të tjerët".

Një shpërthim inati për Fonsecan, që vazhdoi: "Dua të njëjtin trajtim si ekipet e tjera të mëdha, për momentin nuk është i tillë. Unë kam qenë gjithmonë i heshtur, respektoj punën e gjyqtarëve. Italia është vendi me arbitrat më të mirë, por gabohet shumë. Shoh penallti këtu gjithmonë për të njëjtën skuadër që janë qesharake dhe ky trajtim nuk është njësoj për Romën. Ne mund të shohim sa penallti ka këtu në Itali dhe sa penallti kemi në këtë fazë të sezonit për vendet e tjera. E gjithmonë për të njëjtat ekipe".

Në fund edhe një batutë në lidhje me përballjen me lojtarët pas humbjes: "Nuk thashë asgjë, zakonisht nuk flas pas ndeshjes, me përjashtime të rralla. Shkoj në shtëpi, rishikoj lojën, pastaj flasim për të të nesërmen. Menjëherë pas ndeshjes nuk flas, nuk do të doja të bëja një analizë të padrejtë. Më duhet të rishikoj ndeshjen së pari, dua të jem i drejtë me lojtarët".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI