Flash

“Inter e ka fituar tashmë titullin e ju tregon datën kur ndodhi”: Capello shuan ëndërrat e Milan e Juve

Lapsi.al 15 March 2021
“Inter e ka fituar tashmë titullin e ju tregon datën kur

Milan e Juventus ndoshta shpresojnë ende të rikuperojnë pikët që i ndajnë nga Inter, në garën për titullin kampion, por ka nga ata që e konsiderojnë cështjen të mbyllur, e madje prej kohësh. E ai që bën llogaritë nuk është një i cfarëdoshëm, po një që titullin dinte ta fitonte me të dy klubet rivale të zikaltërve, Fabio Capello.

"Çfarë mendon Conte pas disfatës së Milanit? Unë e kam thënë prej dy javësh që Interi e fitoi kampionatin, e thashë kur Milani humbi me Spezia dhe e rikonfirmoj atë që thashë. Lautaro ka më shumë cilësi se Lukaku. Ai është i fortë dhe i fuqishem por vuan nëse gjen njërin me të njëjtën staturë. Ndërsa tjetri lëviz më mirë, është i shkathët, ka teknikë" - ka analizuar Capello, duke dhënë edhe një sugjerim si mund të ndalet skuadra e Contes -. "Atalanta ka treguar që nëse ndaloni Hakimi dhe Barella ndaloni shumë nga Interi. I duhen bërë komplimentet Contes i cili e ka kuptuar se nuk duhet të bëjë presion shumë lart, është inteligjent. Conte përfundoi i dyti vitin e kaluar, tani është viti i dytë, ai e njeh ekipin dhe mjedisin. A duhej të kishte qendruar Sarri tek Juve? Inter dhe Juve ata janë dy skuadrat më të kompletuara, një vit më shumë me të njëjtën skuadër do të thotë shumë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI