Flash

Zidane tërbon Juventusin: "CR7 tek Real? Mundet"

Lapsi.al 15 March 2021
Zidane tërbon Juventusin: "CR7 tek Real? Mundet"

Real Madrid nuk do të ketë në dispozicion Eden Hazard në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës: i pranishëm në fundjavë kundër Elche, belgu nuk mori pjesë në stërvitjet e fundit këtë mëngjes dhe gjithçka sugjeron që ai nuk do të të jetë në dispozicion, të paktën jo si titullar. Krahasuar me ndeshjen e parë, megjithatë, Zidane do të ketë Benzema dhe Sergio Ramos: "Më i qetë për këtë? Jo, me Atalantën nuk mund të jesh kurrë i qetë" deklaroi trajneri francez. "Ata janë tërbuar për kartonin e kuq të ndeshjes së parë, do të thosha me të drejtë, dhe do të luajnë si gjithmonë, madje duke dhënë edhe dicka më shumë".

Sikur të mos mjaftonte gishti në plagën e bergamaskëve, Zidane ka vazhduar të pështjellojë situatën edhe tek kampionët e Italisë: "Kaq shumë zëra për kthimin e Ronaldos në Madrid? Ndoshta, mbase. Tani ai është tek Juventus dhe ne i respektojmë bardhezinjtë, sigurisht që do të doja që ai të kthehej, pas gjithçka kemi kaluar me të. Eshtë i jashtëzakonshëm”.

Kundër Atalantës, për Zidane, Real duhet të japë gjithçka "sepse nëse luan vetëm me 95 përqind të mundësive me ta rrezikon shumë: kanë një fizionomi të qartë dhe një mënyrë për të luajtur që 11 kundër 11 sigurisht nuk do të ndryshojë. Në vajtje ishin të detyruar ta bënin, tani do ti qëndrojnë besnikë vetvetes". Ashtu si në fakt edhe Zizou në lidhje me dëshirën për të përqafuar edhe njëherë Ronaldon: "Le të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë kam pasur fatin ta trajnoj, sepse ai është mbresëlënës, por tani Juve po e gëzon Juventus".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI