Flash

Formacionin e Real Madrid e bëjnë... hakerat: Rodrygon e bëjnë të dëmtuar e pastaj në dispozicion

Lapsi.al 16 March 2021
Formacionin e Real Madrid e bëjnë... hakerat: Rodrygon e

Ndodh që formacioni të bëhet edhe nga persona që nuk janë trajnerët e skuadrës. Kjo virtualisht, sepse në fushë 11-shen e Real Madrid natyrisht që e bën Zinedine Zidane. Rodrygo do të jetë në dispozicion për ndeshjen me Atalantën. Braziliani, për gjysmë ore, u konsiderua i padisponueshëm nga faqja e internetit e Real, e cila më pas anuloi lajmin dhe postimin që njoftonte dëmtimin e kërcirit të këmbës së djathtë. Në të vërtetë sulmuesi është mirë e do të jetë prezent në ndeshjen e Champions League: sipas asaj që bëhet e ditur ka shumë të ngjarë që spanjollët të jenë sulmuan nga një haker.

Rezultati i testeve kishte tronditur tifozët Blancos, të cilëve u duhej të kapërcenin, vetëm një ditë më parë, mungesën e panumërt të Hazard, para se të lehtësoheshin nga kundërlajmi. Njoftimi për dëmtimin e Rodrygo (i cili ndryshonte grafikisht në detaje të vogla krahasuar me stilin e përdorur zakonisht nga Real, një tregues tjetër i hakerimit) është tani i paarritshëm, si dhe postimi që e kishte nisur njoftuar.

LAJMI FALS

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI