Flash

Lazio rrezikon goleadën, Flick: "Duam ta fitojmë edhe këtë, Neuer e Coman nuk janë stërvitur"

Lapsi.al 16 March 2021
Lazio rrezikon goleadën, Flick: "Duam ta fitojmë edhe

Hans-Dieter Flick e ka prezantuar kështu ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Lazios: "Duam ta fitojmë edhe këtë ndeshje - shpjegoi trajneri bavarez, që do të zbresë në fushë me rezultatin e fortë 4-1 në ndeshjen e parë -. Kemi kryer një seri të mirë fitoresh dhe ne duam të vazhdojmë kështu. Mungesa? Coman dhe Neuer nuk janë stërvitur, për ta do të vendosim nesër. Lazio është një ekip që di të luajë futboll shumë mirë. Ne duhet të jemi të gatshëm".

Për mungesat, tashmë të shumta, trajneri i gjermanëve sqaroi: "Manuel ka një ftohje të lehtë, Kingsley ka probleme të lehta muskulore. Duhet të presim dhe të shohim, por shpresojmë që ata të jenë në dispozicion nesër. Kemi akoma 30 orë para ndeshjes. Nuk kam qëllim të zbuloj asgjë në lidhje me përbërjen e ekipit tani. "

Në vend të Neuer mund të luajë Nuebel, i cili është diskutuar shumë gjatë ditëve të fundit për shkak të kohës së paktë të impenjimit dhe mundësisë që ai të përfundojë kontratën e tij: "Klauzolë për ndeshjet e luajtura? Nuk i njoh kontratat e lojtarëve. Jam këtu vetëm për të vendosur se kush luan". Për një lamtumirë të mundshme të Boateng, tekniku Flick nuk tha asgjë: "Askush nuk më tha asgjë për këtë, kështu që nuk mund të komentoj. Jérôme ka bërë shumë mirë në ndeshjet e fundit, si i gjithë ekipi. Si Hernández, Davies dhe Pavard. Po bën mirë këtë sezon, ashtu si në atë të kaluarin".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI