Flash

U tall për eleminimin nga Champions, Nainggolan mohon gjithçka: "Mjaft me k**lliqe, për Ronaldon kam vetëm respekt"

Lapsi.al 16 March 2021
U tall për eleminimin nga Champions, Nainggolan mohon gjithçka:

Radja Nainggolan shfryn dufin kundër lajmeve të rreme. Belgu publikoi dy histori në Instagram, e para që tregonte një deklaratë në thonjëza e të tij e që qarkullonte në rrjetet sociale, në të cilën ai tallte Cristiano Ronaldon për eliminimin nga Champions League dhe e dyta në të cilën ai shpjegoi se kurrë nuk kishte artikuluar ato fjali dhe ku shfrynte me inat kundër atyre që i kishin përhapur: "Na çatë k**in. Ju lutem ndaloni me këto K**lliqe. Për një kampion si ai unë kam vetëm respekt, kështu që mjaft me muhabetet e barit! "

Në frazën që i atribuohet Nainggolan thuhej: "Nëse Ronaldo e shpëtoi sezonin e tij duke shënuar një tregolësh, ndaj të katërtit nga fundi i klasifikimit, që ka pësuar 46 gola në 27 ndeshje, jam i lumtur për të. Sa keq që ai duhej t'i shënonte ato gola në Ligën e Kampionëve të martën dhe tani çerekfinalet do ti shohë nga divani, si unë ”.

Radja, që sigurisht nuk do të kishte folur kurrë me fjalë të tilla përçmuese për ekipin e tij, ka shfryrë duke theksuar pikërisht këtë koncept: "Atëherë, nga të filloj... Tani njerëzit vendosin emrin tim dhe është sikur të kisha bërë unë deklarata të caktuara? Më gjeni ju lutem ku i kam bërë këto deklarata. Na çatë k**in. Pika 2: si mund të flas unë sikur të isha i lumtur që me Cagliarin kemi pësuar kaq shumë gola e të ishja i kënaqur me pozicionin në renditje? Dhe pastaj për një kampion si ai kam vetëm respekt. Pra, nuk ka më muhabete lokali. Mjafton që dikush të vendosë emrin tim në thonjëza dhe kjo frazë duhet të ketë dalë nga goja ime?"

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI