Flash

"Nuk më pasojnë topin": Aguero shfryn inatin ndaj shokëve të Manchester City

Lapsi.al 17 March 2021
"Nuk më pasojnë topin": Aguero shfryn inatin ndaj

Momenti i artë vazhdon për Manchester City, i cili ka fituar ndeshjen e 24-rt në 25 të fundit dhe nuk ka pësuar një gol në Ligën e Kampionëve prej 11 orësh dhe 35 minutash, seria e dytë më e gjatë në histori. Sidoqoftë, mes shumë fytyrave të qeshura, nuk është ajo e Sergio Agueros. Pas fitores me Borussia M'Gladbach, Kun shfryu zhgënjimin e tij me një anëtar të stafit, duke akuzuar shokët e tij të skuadrës për injorimin e tij: "Ata nuk më pasojnë topin". E tani Juve dhe Barcelona janë tek dritarja.

Sulmuesi argjentinas, i cili hyri në minutën e 75 dhe u kthye tek goli në Premier League pas më shumë se një viti, i referohej aksionit të minutës së 89-të kur De Bruyne, pasi udhëhoqi një kundërsulm të shpejtë të Citizens, preferoi t'i shërbente Mahrez në një pozicion të izoluar sesa të pasonte tek Aguero që ishte i lirë në një pozicion qendror duke i marrë kohën mbrojtësit kundërshtar. Një shenjë nervozizmi që nuk bën gjë tjetër veçse nxit zërat e lamtumirës së tij gjithnjë e më të mundshme në fund të sezonit kur skadon kontrata e tij me britanikët.

Adhuruesit, megjithë dëmtimet e fundit, sigurisht që nuk mungojnë për Kun. Juventusi po ndjek me interes evolucionin e situatës, si dhe Barcelona, e cila sheh te argjentinasi një mundësi për të forcuar sulmin e për të bindur Messin të rinovojë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI