Flash

PSG po i provon të gjitha mënyrat të bindë Messin: tani edhe lojtarët kanë nisur strategjinë

Lapsi.al 17 March 2021
PSG po i provon të gjitha mënyrat të bindë Messin: tani edhe

Tentativat e PSG për të bindur Messin të transferohet në Francë nuk njohin ndalesa dhe, mbi të gjitha, kufij. Nuk është mister që drejtuesit parisien po përfitojnë nga miqësia e yllit argjentinas me disa lojtarë kryesorë të tyre, për ta joshur atë të zgjedhë Ligue 1, në rast se ai vendos të largohet nga Barcelona. Pavarësisht nga përpjekjet e Laporta, qëndrimi i numrit 10 në blaugrana nuk është aspak i sigurtë. Nuk është madje as mister që PSG është zgjedhja numër një në këtë pikë.

Mundo Deportivo ka përmbledhur të gjitha metodat e përdorura nga francezët për të shtyrë Leon drejt PSG. Mesazhet e vazhdueshme nga miku i tij i madh Neymar nuk kanë reshtur prej disa kohësh tani. Pas ndeshjes së fundit të luajtur në Ligën e Kampionëve, u shtua edhe postimi i Mbappé në Tëitter në të cilin, në një foto që e portretizoi atë me Messin, ai shtoi dy emoticons që tregonin vlerësimin e madh ndaj kampionit të Barçës.

Gjithë kësaj i duhet shtuar edhe një tjetër e dhënë: ajo e një ekipi gjithnjë e më shumë argjentinas. Së pari, ardhja e një traineri si Pochettino, pastaj rinovimi i Di Maria i cili, kur u pyet për një nënshkrim të mundshëm të Messit, u përgjigj: "Të luaj me Leo? Po, ndoshta, mendoj se ka shumë mundësi. Gjithmonë dëshiroja të luaja me të, të kisha mundësinë të isha në një ekip dhe ta kisha pranë çdo ditë. Nëse do të mund të luaja me të për një vit, pastaj do të mund të tërhiqesha qetësisht".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI