Flash

Video/ Skënderbeu në gjysëmfinale të Kupës: Dinamo nuk e mban dot peshën e emrit, thyhet 1-3

Lapsi.al 17 March 2021
Video/ Skënderbeu në gjysëmfinale të Kupës: Dinamo nuk

Skënderbeu arrin gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke mundur pa probleme 1-3 Dinamon, në Selman Stërmasi. Diferencat në fushë ishin të dukshme, për më tepër që blutë u dukën pa ambicje në këtë ndeshje, përforcuar edhe nga deklaratat e para ndeshjes së presidentit Pontrelli, që përjashtoi Kupën nga objekivat.

Skuadra e Kategorisë së Parëu mundua të mbante mirë fushën, sidomos në mesfushë, por është detyruar të pësojë inisiativën e korcarëve, që pas një sinjali me Mensah në minutën e 14, kaluan përpara po me sulmuesin afrikan, që shënoi në minutën e 21’. Një gol që drejtoi sfidën dhe penalizoi kryeqyetetasit në besim. E përpara se të mbyllej pjesa e parë Berisha realizoi edhe golin e dytë në minutën e 43’, duke qetësuar në pankinë Memellin.

Dinamo u duk se u fut në fushë me tjetër ritëm, kur goditi shtyllën në minutën e 50 me Alillarin, por Pusi i jep fund shpresave me golin e shënuar në minutën e 60. Shpresa që në fakt nuk u ndezën as kur Uelber ngushtoi diferencën në minutën e 65’ e që vulosi përfundimisht rezultatin.

Skëndërbeu po kalon një moment të vështirë, por Kupa është një objektiv i rëndësishëm për Skënderbeun, duke parë se përmes kompeticionit mund të shlyejë një vit dënim nga ai i vendosur nga UEFA.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI