Flash

Video/ Chelsea i Tuchel nuk gabon asgjë, Atletico del jashtë: Lazio 'ngrin' në dëborën e Mynihut

Lapsi.al 17 March 2021
Video/ Chelsea i Tuchel nuk gabon asgjë, Atletico del jashtë: Lazio

Chelsea e Bayern Mynih janë dy skuadrat e tjera të kualifikuara në cerekfinalet e Champions League, pas dy fitoreve të tjera, këtë herë në shtëpi, kundër Atletico Madrid e Lazios.

CHELSEA - ATLETICO MADRID 2-0

Pas 0-1 në ndeshjen e parë, Chelsea përsëriti suksesin në Stamford Bridge, duke mundur Atletico Madrid 2-0 dhe duke hyrë në 8 skuadrat më të mira në Evropë. Ziyech zhbllokoi në minutën e 34' me një devijim të lehtë në rrjetë; Emerson Palmieri mbylli llogaritë në kohën shtesë. Rezultati i 14 pozitiv radhazi në ndeshjet zyrtare për Blues, të cilët qëndrojnë të pamposhtur në Evropë dhe fluturojnë për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Chelsea, pa Jorginho, Mount, Thiago Silva e Abraham, luajti një ndeshje dominuese. Në minutën e 19’ Werner pengohet me Ziyech, duke ndjekur krosimin e James nga e djathta dhe goditja e tij përfundon jashtë. Formacioni i Tuchel vazhdon të shtyjë dhe, pas gabimit të Koke, i dha topin James që goditi mbi traversën e portës së mbrojtur nga Oblak. Anglezët morën avantazhin në minutën e 34', me Werner që shërbeu për Ziyech, që nuk goditi në mënyrë të përkryer, por mjaftueshëm sa për të mposhtur Oblak. Chelsea gati dyfishoi në pjesën e dytë në diagonalen e Werner të devijuar në shtyllën e afërt nga Oblak. Gjermani është në formë të shkëlqyer: në minutën e 62-të sulmuesi i shmanget Gimenez por gjeti vetëm rrjetën e jashtme. Në shtesë, pas një mundësie të Joao Felix që u grushtua nga portieri, Emerson Palmieri (i cili hyri në fushë një minutë më parë) shënoi golin e dytë në kundërsulm, i shërbyer nga Pulisic. Chelsea vazhdon në Champions League mbetet i pamposhtur në këtë edicion, si dhe në të gjitha 14 ndeshjet e fundit zyrtare. Simeone i jep lamtumirën kompeticionit para kohe dhe tani do të synojë gjithçka në La Liga.

BAYERN MYNIH - LAZIO 2-1

Asgjë e papritur pas 1-4 në Olimpico të ndeshjen e parë, por Lazio në Allianz Arena dështoi në takim me provën e krenarisë, kundër super kampionëve të Bayern. Shumë i ngadalshëm ritmi për të shqetësuar bavarezët, modest intensiteti i ekipit të Simone Inzaghi, që u shfaq në një farë mënyre i dorëhequr që nga zgjedhje e bëra në formacionin titullar me Muriqi dhe Escalante, nga fillimi. Një sfidë - ajo nën reshjet e lehta të dëborës në Mynih - që nuk pati kurrëfarë beteje, e dorëzuar në zotërimin e topit të Bayern, me tentativa për tu nisur në kundërsulm duke shfrytëzuar spndet e kosovarit, gjë që pothuaj nuk ndodhi kurrë. Bayern u kujdes për pjesën tjetër dhe gjeti avantazhin me penalltinë e Lewandowskit në minutën e 33’, pas një kapje naive të Muriqi ndaj Goretzka, në zhvillimin e një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë, skenari i ndeshjes nuk ndryshoi me Lazio gjithmonë duke pritur bavarezët. Bayern shkoi pranë dyfishimit me shtllën që shpëtoi Reinan nga dygolëshi i polakut, por portieri lacial nuk mund të bënte asgjë në goditjen e Choupo -Moting, disa minuta pas hyrjes së tij në fushë. Në fund Lazio shënoi golin e flamurit me Parolon, në zhvillimin e një goditje të lirë nga Pereira.

CHAMPIONS LEAGUE - ROUND OF 16

Bayern Munich 2 - 1 Lazio

Chelsea 2 - 0 Atletico Madrid

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI