Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Euro 2020 do të luhet me tifozë, premton Ceferin: "Nëse qytetet nuk garantojnë prezencën e tyre, eleminohen"

Lapsi.al 18 March 2021
Euro 2020 do të luhet me tifozë, premton Ceferin: "Nëse

Mbeten më pak se tre muaj deri në Euro 2020 (caktuar për 11 qershor 2021 pas shtyrjes për shkak të Covid verën e kaluar) dhe UEFA po punon për një plan për të siguruar që çdo ndeshje të luhet para tifozëve. "Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm - tha presidenti Aleksander Ceferin - por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është jashtë diskutimit. Secili qytet duhet të garantojë se do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre".

“Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet origjinale, por nëse kjo nuk është e mundur, do të vazhdohet në 10 ose 11 vende. Kjo do të varet nga mundësia e përmbushjes së kushteve të kërkuara, "shtoi Ceferin në mikrofonat e 'Sky Sports'. Kjo do të thotë që Uefa do të ofrojë mundësinë për të reduktuar dhe ndryshuar vendet e planifikuara nëse një qytet pritës insiston që ndeshjet të luhen pas dyerve të mbyllura. "Nëse një qytet propozon një skenar pa tifozë," ndeshjet që zhvillohen atje mund "të zhvendosen në qytete që mund të strehojnë tifozë," tha Ceferin.

Qytetet pritëse do të kenë kohë deri më 7 prill për ti bërë të ditur UEFA-s se cilat janë skenarët e tyre në lidhje me pjesëmarrjen, përpara mbledhjes së komitetit ekzekutiv të caktuar për 19 prill. E diçka në këtë kuptim ka filluar të lëvizë: Federata Hollandeze e Futbollit, për shembull, do të lejojë 5,000 tifozë që kishin rezultate negative ndaj Covid të ndjekin Hollandë-Letoni, ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Euro 2020 do të luhet me publik, siguron Uefa, që falë formatit turne të kompeticionit do të ketë fleksibilitet për të përballur çështjet që dalin nga pandemia. "Nëse nuk mund të bëjmë asgjë në një vend, ka akoma 11 të tjerë ku përgatitjet tashmë janë duke u zhvilluar", tha këshilltari shëndetësor i Uefa Daniel Koch në fillim të këtij muaji. Pa harruar që kryeministri britanik, Boris Johnson, tashmë ka bërë të ditur se Anglia është e gatshme të presë edhe më shumë ndeshje nga sa ishte planifikuar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI