Flash

Plani cinik i Solskjaer: të eleminojë Milan nga Europa League e ti marrë Dalot

Lapsi.al 18 March 2021
Plani cinik i Solskjaer: të eleminojë Milan nga Europa League e ti

Ole Gunnar Solskajer është gati për ndeshjen kundër Milanit, pas barazimit 1-1 në Old Trafford. "Duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë - shpjegoi menaxheri i Manchester United -. Duhet të kemi cilësi, përvojë, menaxhim të lojës, e sigurisht ta nisim mirë. Më pëlqen gjithmonë të luaj jashtë shtëpisë në ndeshjen e dytë, sepse tani e dimë që duhet të shënojmë të paktën një gol për kalimin e turnit". Për Dalot: "Ai është lojtari ynë dhe mezi presim ta rimarrim atë".

Red Devils rikuperojnë Rashford, De Gea, Pogba dhe Van de Beek në krahasim me ndeshjen e parë, por duhet të heqin dorë nga Martial, Cavani dhe Bailly. "Jemi të lumtur që kemi Donny, Paul dhe David përsëri - shpjegoi ai për MUTV. “Lojtarë të shkëlqyer. Për fat të keq, duket se Edinson nuk reagoi mirë në stërvitjen e fundit dhe nuk ndihej gati të udhëtonte".

Trajneri norvegjez ngrin kuqezinjtë në frontin e Diogo Dalot, i cili arriti në huazim verën e kaluar. "A ka ai një të ardhme këtu? Po, e ka. Kur ishte këtu, Diogo kurrë nuk arriti të ishte i aftë për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimeve. Tani ai ka pasur sukses gjatë gjithë sezonit, luan në një klub të madh dhe ka prespektivë të madhe. Ishte një vit i mirë për të, kështu që padyshim që unë jam shumë i kënaqur me zhvillimin e tij".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

2°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI